Edhe në Ulqin shqiptarët thërrasin “Rama Ik!”, Agron Çela: Do jem zëri juaj në Kuvend

188
Sigal

Në Ulqin e priten me thirrjet “Rama Ik!” dhe të përlotur për situatën që po kalojnë, larg familjeve dhe në kushte të vështira për të siguruar jetesen.

Kandidati për deputet i LSI Agron Çela u takua me punëtoret shkodran ditor dhe sezonal në shtetin fqinj.

Ai u njoh nga afër me problematikat që ato kanë dhe garantoi se do të jetë zëri i tyre në kuvendin e ri të Shqipërisë, për të lehtësuar proçedurat e kalimit në doganë, si dhe për leje qëndrimin atje.

Vetë punonjësit shqiptarë theksuan se Çela është i vetmi deputet që deri më sot është interesuar për ta dhe i ka dëgjuar nga afër problematikat që ato kanë.

Programi i LSI ka një zë të veçantë për fuqinë punëtore dhe mbështetjen e tyre tha më tej Çela, i cili i ftoi që me 25 prill të votojnë masivisht LSI-në.

Kandidati Çela po zhvillon një sërë takimesh në shtetin fqinj, edhe me autoritete shtetërore, e përfaqësues politik me qëllim rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe përmirësimin e kushteve për shqiptarët.