Edhe në PS ka të pakënaqur nga izolimi i Ramës. Deputetja: Shqiptarët kërkojnë më shumë sqarime

285
Sigal

Vendimi i Edi Ramës për të zgjatur izolimin nga pandemia ka shkaktuar pakënaqësi edhe brenda PS-së. Dutetja e mazhorancës Elona Gjebrea, tha gjatë një interviste televizive se arsyet e izolimit kërkojnë sqarime të mëtejshme për publikun.
“Jam e bindur që kryeministri merr vendimet e duhura, bazuar te çfarë i rekomandojnë ekspertët. Padyshim që është e nevojshme që të ketë një sqarim për këtë situatë apo propozime dhe të tilla besoj do të jenë në ditët në vijim. Shqiptarët kërkojnë një sqarim të mëtejshëm të situatës dhe një strategji të daljes apo transformimit nga një fazë në tjetrën dhe ministria po punon për një strategji të detajuar. Mendoj se duhet të kemi akoma më shumë durim”,- deklaroi deputetja Elona Gjebrea.