Edhe 8 kuti dhe mbyllet votimi në Kukës, PD thyen rëndë PS

265
Sigal

Partia Demokratike merr 2-fishin e votave në Kukës dhe kjo s’është aspak surprizë. Kur janë numëruar më shumë se 80% e kutive të votimit, Rezulton se PD-ja ka arritur që të marrë 62.68 % të votave krahasuar me 35.61 % të PS. Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi për Hasin dhe Tropojën.

Edhe në bashkinë e Tropojës ka përfunduar procesi i numërimit. Rezultati ka nxjerrë fituese Partinë Demokratike me 6443 vota, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 3094 vota.

Kjo është bashkia e dytë në qarkun e Kukësit që ka përfunduar procesin e votimit, pas bashkisë së Hasit. Bashkia e Hasit përfundoi e para procesin e numërimit në qarkun e Kukësit, ku dhe në atë bashkia Partia Demokratike doli forcë e parë me 4776 vota, ndërsa Partia Socialiste mori 2671 vota.