Baluket e Margot Robbie do t’ju ndryshojnë mendjen për prerjen e radhës

257
Sigal

Përpos një liste me filma dhe artistë shumë të mirë, Oscars 2021 sollën një frymë tjetër edhe në stil. Pavarësisht se tapeti i kuq ishte shumë më i vogël se zakonisht, lista me të ftuarit ishte e limituar, etj, etj, veshjet dhe grimi morën vëmendjen që meritonin.

Baluket e Margot Robbie do t'ju ndryshojnë mendjen për prerjen e

Një prej tyre që kërkon vëmendje të veçantë, ishte look-u i Margot Robbie. Aktorja dhe baluket e saj të reja ishin një nga pamjet që mund të të mbante për shumë gjatë të fokusuar.

Baluket e Margot Robbie do t'ju ndryshojnë mendjen për prerjen e

Margot zgjodhi modelin më të thjeshtë të flokëve për t’u shfaqur në Oscar. Baluke të shkujdesura dhe onde natyrale të kapura bisht në fund. Robbie dukej si një versioni i 2021-it të Jane Birkin, por mbi të gjitha shumë frymëzuese për prerjen e radhës të flokëve.

Baluket e Margot Robbie do t'ju ndryshojnë mendjen për prerjen e

Në fakt, këto baluke janë prej kohësh në modë dhe nëse ka një moment të duhur për t’i bërë, është vera. Nëse Margot s’ju bindi mjaftueshëm (që dyshojmë) hidhini një sy flokëve më poshtë para se prisni baluke të ngjashme me të sajat.