E PLOTË/ Pse u hoq mini-jahti nga porti i Durrësit? Xhafaj i përgjigjet Nokës: S’jam drejtor atje

476
Ndërsa ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ishte thirrur për të dëshmuar për buxhetin në mbledhjen e komisionit të Sigurisë, ai është marrë në pyetje nga deputetët e opozitës, si të Partisë Demokratike ashtu edhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Flamur Noka i ka kërkuar shpjegime për një mini-jaht të hequr sipas tij nga porti i Durrësit që u përfol se i përkiste ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, si dhe për ngjarjen e Elbasanit ku sëfundimi u arrestua një biznesmen. Ndërsa Braimllari i LSI-së ka kërkuar shkarkimin e Haki Çakos.
DEBATI I PLOTE
Flamur Noka: Kur prezantohet buxheti ministri shoqërohet nga titullari i policisë, por Haki Çako mungon. Policia që drejtoni a është policia që duam? Para disa ditësh në portin e Durrësit u hoq një mini jaht pas skandalit Tahiri, keni dijeni se kujt i përkiste ky jaht?
Fatmir Xhafaj: Nuk është gjykuar e arsyeshme që Çako të jetë këtu. Mbrojtja e buxhetit është përgjegjësi e imja kushtetuese dhe ligjore. Unë nuk drejtoj policinë e shteti por drejtor MPB. Unë gjithashtu nuk drejtoj territoret e porteve. Është detyrë e policisë të hetojë për këto gjëra
Flamur Noka: Keni një koment rreth fshehjes së skandalit të Elbasanit?
Fatmir Xhafaj: Policia e Elbasanit ka bërë detyrën konform ligjit
Endrit Braimllari: Ke shkarkuar të gjithë drejtuesit por jo Haki Çakon…
Fatmir Xhafaj: Nuk mund të shkarkoj drejtorin e policisë, pasi ka shqetësime një forcë politike
Endrit Braimllari: Por nëse ka shkelje në funksion të detyrës
Fatmir Xhafaj: Unë nuk e kam këtë shqetësim
Sigal