Maskat i hynë në banesë çiftit në Berat, fqinjët: Hajdutët përfituan nga mungesa e dritave

594
Disa persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesën e një çifti në fshatin Donofrosë, Ura Vajgurore për t’i grabitur.
Por grabitësit janë pikasur nga 57-vjeçarit me inicialet Osmën Baxhia dhe bashkëshortja e tij, të cilët janë përleshur grabitësit. Këta të fundit kanë goditur me qytën e armës 57-vjeçarin. Gjatë përleshjes ka ndërhyrë edhe bashkëshortja Drita Baxhia 55-vjeçe, e cila ka marrë dëmtime të lehta.
Banorët e zonët kanë folur rreth ngjarjes, duke thënë se Drita dhe Osmëni janë traumatizuar. Sipas tyre, autorët kanë përfituar nga mungesa e dritave për të kryer grabitjen.
Autorët kanë kontrolluar banesën por kanë mundur të marrin me vete vetëm dy telefona celularë.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Sigal