Ky dokument, i cili vlen shumë për SPAK-un, tregon edhe njëherë atë që ky institucion ka hetuar, që “truri” i inceneratorëve është Mirel Mërtiri. Ky i fundit në arrati vijon të kontrollojë kompaninë mëmë në Holandë dhe të kryejë aktivitete, të shesë, të blejë aksione dhe të kryejë marrëveshje.
Portali CNA publikoi të hënën një tjetër dokument ekskluziv, i cili del për herë të parë, që është një komunikim “email”-i i korrikut të vitit 2022, kohë në të cilën Klodian Zoto ishte person në kërkim në lidhje me aferat e inceneratorëve. Në këtë dokument tregohet qartë se njeriu që mban kontaktet me administratorët në Holandë të kompanisë mëmë “Geogenix”, është shtetasi Mirel Mërtiri nëpërmjet “email”-it, Limon Mango. Marc Lappat, një nga bashkë-administratorët e “Geogenix” komunikon me Limon Mango për marrëveshjen. CNA ka publikuar edhe një dokument tjetër që tregon se administratorët e kompanisë me “email”-in Limon Mango i drejtohen me emrin “Dear Mirel”. Email-i i administratorit të kompanisë mëmë në Holandë, Michael Druijts, ku i drejtohet Limon Mango-s “Dear Mirel”. Sipas këtij dokumenti, i cili ka dy fjali që është në komunikim, thuhet se bashkëngjitur është marrëveshja, në të cilën është dakordësuar që emërimi dhe shkarkimi të ketë miratim unanim të tyre. Theksohet se kjo gjë vlen vetëm për kompaninë mëmë, për “Geogenix BV” dhe jo për “Integrated Energy SPV” në Shqipëri. Pra, në ndryshimin e lëvizjes së njerëzve që menaxhojnë në Holandë do të duhet një unifikim i të gjithë aksionerëve. Ky dokument, i cili vlen shumë për SPAK-un, tregon edhe njëherë atë që ky institucion ka hetuar, që “truri” i inceneratorëve është Mirel Mërtiri. Ky i fundit në arrati vijon të kontrollojë kompaninë mëmë në Holandë dhe të kryejë aktivitete, të shesë, të blejë aksione dhe të kryejë marrëveshje, të cilën CNA e disponon. Një nga njerëzit që ka marrë pjesë në takim për firmosjen e kësaj marrëveshjeje apo veprimeve të mëparshme dhe të mëvonshme që vijnë është shtetasi Mirel Mërtiri, ku dhe SPAK sërish ka në dorë një tjetër skandal që lidhet me deklarimin e disa aksionerëve që nuk e kanë takuar kurrë shtetasin Mirel Mërtiri, kur në fakt ka fakte dhe prova për takime të përbashkëta, ku përmendet edhe emri i Mirel Mërtirit. CNA do të vazhdojë me publikimin e të tjera dokumenteve, të cilat në fakt jo thjesht dhe vetëm do të çojnë deri në fund zbardhjen e së vërtetës, por do të provojnë se propaganda e paguar nga inceneratorët dhe banda e tyre kriminale nuk mund të devijojë dhe të fshehë të vërtetën. Në këtë dokument komunikojnë dy administratorë dhe shtetasi Mirel Mërtiri. /CNA