Dritan Kaba: Nuk ishte përplasje mes qytetarësh, por dhunë shtetërore dhe e banditëve e bërë bashkë ndaj qytetarëve të lirë!

250
Sigal

Mediat shpërndanë dhe mbajnë ende një lajm sikur ka pasur përplasje mes simpatizantëve të Opozitës dhe të Rilindjes. Nga pamjet duket qartë që pati një dhunë të ushtruar nga anëtarë të policisë kriminale, kompanisë operative të Gardes dhe anëtarëve të grupeve kriminale të bërë bashkë ndaj qytetarëve.

Nuk e kuptoj si edhe disa media që janë në opozitë me qeverisjen vazhdojnë të mbajnë lajmin dhe titullin e imponuar nga Drejtoria e Disinformacionit në Kryeministri. Edi Rama do ta paraqesë si përplasje mes qytetarëve dhe këta i shërbejnë pikërisht kësaj strategjie me vetëdije apo nga injoranca apo dembelizmi gazetaresk.

Aty duket qarte që dhunuesit mbajne çanta të varura në qafë, të cilat shërbejnë për të mbajtur pistoletat. Duket qarte që policia nuk ndërhyri për të ndalur dhunën, përkundrazi i hapi rrugen për të bërë të mundur goditjen e qytetarëve, të cilët e refuzojnë këtë bandë që qeveris.

Një këshillë për kolegët: Hiqini ato tituj të shpërndarë nga Fuga. Shkruani dhe denonconi dhunën e Policisë, Gardës dhe anëtarëve të bandave. Mos u tregoni kaq naive!

Nuk kishte asnjë përplasje mes qytetarëve!

Ramën dhe Rilindjen e urrejnë të gjithë njësoj. Disa kanë kurajo dhe e refuzojnë hapur, disa të tjerë e refuzojnë në heshtje, por do e refuzojnë me votë, njësoj si në zgjedhjet moniste të 30 qershorit 2019, ku votat e pavlefshme ishin gati të njejta me ato të vlefshme. Ndaj u deshën 50 ditë të dilte rezultati sa te manipuloheshin votat edhe pse komisionet ishin vetëm të Rilindjes dhe numëruesit po ashtu. Referendumi popullor i 25 prillit do ta tregojë qartë sa shumë e “duan” shqiptarët bandën e Rilindjes.