Dritan Goxhaj: Aviacioni civil si bahçe private

1108
Para disa ditësh u thye sërish siguria në aeroportin e vetëm në vend, në Rinas. Një person, një hallexhi, pasi preu telat rrethues të aeroportit tentoi të hipte në një avion por u ndalua nga policia te shkallët e avionit. Shyqyr që ai qëlloi hallexhi e jo diçka tjetër. Edhe pasi u thye sistemi i sigurisë, reagimi nuk ka ekzistuar, qoftë nga operatori që kryen këtë shërbim në Rinas dhe as nga Autoriteti i Aviacionit Civil. Ky ent dhe përkatësisht Drejtoria e Mbikëqyrjes së Sigurisë në aviacion nuk ka reaguar. Ky rast edhe pse nuk pati vjedhje parash, këtë herë që të tërhiqte vëmendjen e medias, e cila u mjaftua vetëm më një raport të shkurtër në edicionet e lajmeve, përbën një rast tjetër flagrant të shkeljes dhe thyerjes së sigurisë në Rinas. Duke qenë se Rinasi është pjesë e sigurisë kombëtare atëherë në këtë rast kemi cenim të kësaj sigurie. Një rast kur Autoriteti i Aviacionit si organi shtetëror që mbikëqyr veprimtarinë e operatorit privat që ofron shërbimin e sigurisë në aviacion nuk ka reaguar fare. Në rastin më të pakët duhej të organizonte një auditim të menjëhershëm të nivelit të sigurisë, pa folur këtu për mbledhjen e menjëhershme të Komitetit Kombëtar të Sigurisë Ajrore për të marrë masat ndaj operatorit privat, i cili për të disatën herë nuk e ka kryer punën për të cilën është kontraktuar. Por u mjaftuan me një vizitë kortezie në Rinas të drejtorit të kësaj drejtorie, sa për të pirë një kafe e për të thënë që; hë mo se nuk u bë ndonjë gjë e madh, s’ka gjë!. Po para disa kohësh diçka më shumë se një muaj për një periudhë kohore disa-orëshe në Rinas nuk funksionoi radari i Albkontrollit. Këtë rast atëherë e raportoi në media Sali Berisha. Por nga që e raportoi ai askush sërish nuk u mor me këtë rast, edhe pse mos funksionimi i radarit përbën sërish edhe në këtë rast cenim të sigurisë ajrore dhe si rrjedhojë cenim të sigurisë kombëtare. Drejtoria përkatëse që është ajo e Mbikëqyrjes të Shërbimeve të Lundrimit Ajror as nuk lëvizi nga vendi qoftë edhe për një vizitë kortezie si bëri drejtori i sigurisë në aviacion. Por si duket këtë radhë fajin e ka Saliu që e publikoi. Sërish para disa javësh pasagjerëve në Rinas iu duhej që të prisnin me orë për të marrë bagazhet e tyre. Kjo sepse koncesionari i Rinasit e kishte të limituar numrin e punonjësve të bagazheve për shkak të trajnimit që po kryenin një pjesë. Ky po që është justifikim për mosdhënien e një shërbimi. U mundova ta gjeja në kontratën që ky koncesionar ka me shtetin, dhe një arsye për mos dhënien e shërbimit, por më kot nuk kish gjë. Edhe në këtë rast drejtoria përkatëse në Autoritetin e Aviacionit Civil që është ajo e aeroporteve as nuk e mori mundimin të ofronte ose të merrte ndonjë masë. Qoftë edhe administrative me gjobë sipas kodit ajror Ligji 10040. Ndërsa në mënyrë të vazhdueshme udhëtarët shqiptarë keqtrajtohen nga kompania Blu Panorama dhe kompania tjetër shqiptare duke i lënë me orë të tëra në aeroport për të pritur fluturimin e radhës. Ose ju anulohet fluturimi për shkak se kompanitë shesin bileta më shumë se kapaciteti i tyre. Dhe sërish për këto shkelje të të drejtave të pasagjerëve në Shqipëri nuk reagon aspak drejtoria përkatëse në Autoritetin e Aviacionit Civil, e cila është Drejtoria e Zhvillimit të Transportit Ajror. Gjatë periudhës së verës në kohën e emergjencës së zjarreve, Drejtoria e Emergjencave Civile në Shqipëri kontrakton për shuarjen e zjarreve një kompani helikopterësh, e cila operon në vendin tonë tash e disa vite pa asnjë lloj licence dhe regjistrimi në Autoritetin e Aviacionit Civil, i cili nëpërmjet Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Opera.
Sigal