Dreka e tretë – Protesta, Basha del optimist nga dreka me ambasadorët

435
Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe aleatët e tij ishin sot në një drekë pune me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian.

Kjo është dreka e tretë e punës ku kryetari i PD-së Lulzim Basha informon ambasadorët e vendeve të BE-së mbi qëndrimin e opozitës për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike që do të çojë vendin në qeveri teknike 

Pas takimit Basha u shpreh shumë optimist se kauza e zgjedhjeve të lira është drejt fitores.

Lulzim Basha: Jashtëzakonisht produktive në kuptimin që marrin një informacion të drejtëpërdrejtë të pamanipuluar mbi faktet gjëndjen aktuale të vendit, rrugët e zgjidhjes që opozita ka propozuar dhe domosdoshmërinë e zgjidhjeve të shtruara nga qytetarët shqiptarë dhe optimizmin tonë total se kauza e zgjedhjeve të lira është shumë pranë fitores”
Sigal