Lu e fut në ‘listën e zezë’ anti-LGBT, Tritan Shehu ia kthen direkt ambasadorit

627
Nga Tritan Shehu.
Deklaratë jo e përshtatshme e Ambasadorit Lu ndaj bindjeve të mia personale per homoseksualizmin në një konferencë “të pilotuar”: Unë si deputet i Kuvendit, si përfaqësues i Qendrës së Djathtë dhe i elektoratit të qarkut të Gjirokastrës kam te drejten time te shpreh edhe bindjet e principet e mia personale per te tilla ëeshtje, kuptohet brenda ligjeve te vendit tim. 
Sië une i respektoj bindjet e te tjereve, kerkoj nga kushdo te respektoje edhe te miat, kjo eshte demokracia; sot jam shokuar! Eshte vetem elektorati im, ai qe mund te me gjykoje per ato.
Prandaj duke marre shkas nga prononcimi juaj z.Ambasador, i emrit tim, referimi qe i bete elektoratit te qarkut te Gjirokastres per çeshtje thjesht bindjesh, dua ta risqaroj ate popullsi fisnike se une jam kunder çdo forme diskriminimi si mjek, si profesor, si deputet e ne radhe te pare si njeri, gje qe me ka shtyre te jem edhe nje nga promotoret e Ligjit Kunder Diskriminimit.
Po keshtu per mua ka ca principe te shenjta, nje nga keto eshte mbrojtja e familjes e perbere nga burri, gruaja e me shprese me tej femijet, si themel i ekzistences njerezore e e vlerave me sublime te shoqerise.
Nga ana tjeter gjykoj se rritja e nje femije te adoptuar nuk mund t’i besohet çifteve gay.
Keto jane parimet qe une kam mbrojtur pa diskriminuar kerkend, qe jane te sanksionuara ne legjislacionin shqiptar dhe qe mbizoterojne ne elektoratin tim.
Nqs dikush dyshon per kete, mund ta testoje ate ne cdo rast; jam gati ta ndihmoj.
Nga sa di une edhe ne shumicen dermuese te ShBA-se dominojne te tilla principe e ligje.
Ndersa ne lidhje me gjuhen e rende te perdorur ndaj kolegeve deputete nga deputetja Hysi si dhe per devijimin e asaj konference prej çeshtjeve te diskriminimit, tek propaganda per martesat gay, do te diskutoj ne Kuvend.
Isha i detyruar te bej kete sqarim, megjithese tashme Shqiperia ka çeshtje shume me te rendesishme per te zgjidhur se keto.
Sigal