Drejtuesi politik i Qarkut Dibër, Xhelal Mziu: Qytetarët mezi presin 25 prillin për largimin e së keqes dhe kthimin e shpresës

291
Sigal

Ditën e sotme, Koordinatori i PD-së Dibër, Xhelal Mziu zhvilloi një takim me banorët e ish – komunës së Zall – Dardhës.

Gjatë takimit Mziu foli me banorët për problemet kryesore të zonës sicc është bllokimi i rrugës nacionale prëj rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve, mungesa e energjisë elektrike prej një jave dhe mungesa e mjekëve dhe qendrës shëndetësore.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Mziu shprehet se qytetarët e kësaj zone mezi presin 25 prillin për largimin e së keqes dhe kthimin e shpresës, punës dhe mirëqenies.

Postimi i tij i plotë :

Sot ishim në takim në ish komunën Zall-Dardhë Dibër me strukturën e PD dhe qytetarët të kësaj zone.
Ishte një situat katastrofike për qytetarët e kësaj zone.
Rruga nacionale ishte e pakalueshme për shkak të rrëshqitjeve dhe gurëve.
Nuk kishte energji elektrike prej një javë.
Nuk kishte mjek, as qender shëndetësore.
Shkolla ishte në situat kritike.
Qytetarët e kësaj zone mezi presin 25 prillin për largimin e së keqes dhe kthimin e shpresës, punës dhe mirëqenies
#DitëMëTëMiraDoTëVijnëMeBashënKryeministër