Përgjimet e Antimafias/ Ambasadori italian: Mbështesim institucionet për hetim të pavarur

46
Sigal

Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci ka reaguar në lidhje me përgjimet telefonike të Antimafias italiane, ku doli në pah se si mund të bëhet biznes në vendin tonë përmes korrupsionit në nivelet e larta si dhe lidhjet me grupin kriminal të Ndragheta-s.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ diplomati theksoi se mbështesin institucionet për hetim të pavarur, ndërsa theksoi se polemikat nuk ndihmojnë në zbardhjen e të vërtetës.

Postimi i tij i plotë :

Italia është e do të jetë gjithmonë, përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh. Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët. Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës. Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura. Kush do ta bëjë këtë do të ketë përherë mbështetjen e Italisë.