Rritja e çmimit të energjisë/ PL: Dhuratë nga korrupsioni i Ramës!

121
Sigal

Në një reagim në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, shkruan se rritja e çmimit të energjisë elektrike për kalimin e fashës 800 kë në muaj do të thellojë krizën ekonomike për mijëra familje dhe biznese në Shqipëri.

Më tej thekson se në veçanti do të rrënohen pensionistët.

Statusi i Blushit:

Rritja e çmimit të energjisë elektrike për kalimin e fashës 800 kwh në muaj do të thellojë krizën ekonomike për mijëra familje dhe biznese në Shqipëri.

Në veçanti do të rrënohen edhe pensionistët, që përveç faturave të larta të ushqimeve dhe ilaçeve që mezi po i përballojnë, nga 1 tetori do të përballen seriozisht edhe me çmimin e kripur të energjisë, “dhuratë” nga korrupsioni i Edi Ramës.

Dëgjoni zërin e pensionistëve dhe hiqni dorë nga vendimi arbitrar! Rritni fashën në 1200 kwh në muaj!