U zhduk në fillim të shtatorit, mobilizohen forcat policore të tre shteteve për gjetjen e të riut nga Kukësi

87
Sigal

Me datë 26 dhe 27 Shtator 2022, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren, patën takim me strukturat udhëheqëse dhe hetuesit e Policisë së Republikës së Shqipërisë në Kukës si dhe Policët e Republikës së Maqedonisë së veriut, në pikën kufitare në Globoqicë.

Qëllim i takimit ishte që të arrihet sa me afër informacioneve për të riun e zhdukur që nga data 4 shtator 2022.

Që nga ajo ditë hetimet dhe veprimet e policisë nuk janë ndalur duke qenë në bashkëpunim të ngushtë, policia e Republikës së Shqipërisë, e Maqedonisë së veriut dhe Kosovës.

Kujtojmë se në datën 04 shator 2022 në orët e vona të mbrëmjes një i ri nga Kukësi është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij.

Shtetasi Melidin (Izudin ) Adili , lindur me datë 24.05.1995 nga Fshati Borje i Republikës së Shqipërisë, është parë për herë të fundit nga shokët e tij të punës, me datën 4 shtator, në vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod, Komuna Dragash.

Që nga momenti i raportimit si person i zhdukur, Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi.

Deri më sot i riu i zhdukur nuk është gjetur ende.