Drejtuesi politik i Qarkut Dibër, Xhelal Mziu: Qeveria rilindase qëllim parësor ka vjedhjen dhe propagandën elektorale jo jetën e qytetarëve!

132
Sigal

Ditën e sotme, drejtuesi politik i Qarkut Dibër, për PD-në, Xhelal Mziu, me anë të një reagimi të shpërndarë në rrjete sociale ka treguar për rastin e një të sëmuri në gjendjë shumë të rënduar shëndetësore në fshatin Arras, në Dibër.

“Rruga është e bllokuar nga bora, asnjë mjet borëpastruese nuk është në të gjithë rrethin Dibër, asnjë ndërhyrje nga Drejtoria e emergjencave civile në ndihmë të qytetarëve. Qeveria rilindase qëllim parësor ka vjedhjen dhe propagandën elektorale jo jetën e qytetarëve.”, – tha Mziu në reagimin e tij.

 

Reagimi i tij i plotë:

Skandal !

Një i sëmurë në Arras Dibër, në gjendje shumë të rënduar shëndetësore !
Rruga është e bllokuar nga bora, asnjë mjet borëpastruese nuk është në të gjithë rrethin Dibër, asnjë ndërhyrje nga Drejtoria e emergjencave civile në ndihmë të qytetarëve !
Helikopteri nuk vihet në dispozicion të këtij të sëmuri në gjëndje kritike për jetën, por vihet në dispozicion të ministres Xhaçka për të bërë fushatë elektorale në qarkun e Dibrës !
Qeveria rilindase qëllim parësor ka vjedhjen dhe propagandën elektorale jo jetën e qytetarëve!
#25 prilli fundi i papërgjegjshmërisë
#RamaHumbet
#ShqipëriaFiton