Për 30 minuta mbyllet votimi, partitë politike në Kosovë apel zgjedhësve

154
Sigal

Partia Demokratike dhe Lëvizja Demokratike i kanë bërë thirrje qytetarëve që dalin sa më shumë në votime, duke shfrytëzuar dhe minutat e fundit që kanë mbetur deri në mbylljen e orarit zyrtar të votimit.

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, para mediave ka thënë se ka ftuar qytetarët të dalin të votojnë, pasi ka mbetur edhe gjysmë ore deri te mbyllja e vendvotimeve.

Ndërkaq, Tahiri ka thënë se 14 shkurti ka nxjerrë në pah mosgatishmërinë e disa kryetarëve të komunave dhe të Qeverisë në krye të detyrës. Ai thotë se në kuadër të kësaj dite me reshje bore duhet të krijojnë kushte më të mira për qytetarët.

Edhe Ardita Dushi, nga Shtabi Zgjedhor i LDK-së, ka ftuar përsëri qytetarët të dalin dhe në këto dy orët e mbetura të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Lidhja Demokratike e Kosovës i falënderon të gjithë qytetarët për kulturën e treguar demokratike deri më tani për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare. LDK-ja fton të gjithë qytetarët që t’i shfrytëzojnë edhe këto dy orë të mbetura për ta kryer obligimin e tyre qytetar për të votuar për legjislaturën e re të Kuvendit”, është shprehur ajo.