Drejtuesi politik i Qarkut Dibër, Xhelal Mziu: Fitorja e PD do të sjell shpresën, uljen e taksave, rritjen e punësimit e mirëqenies

237
Sigal

Përveç së në Zall Dardhë ditën e sotme Koordinatri Politik i PD-së, Dibër Xhelal Mziu ka zhvilluar dhe një takim me banorët e ish – komunës Reç, në Dibër ku prezent ishin dhe Kryetari i degës së PD, Naim Gazidede si dhe sekretari Luan Haka.

Gjatë bisedimit, banorët i treguan Mziut probleme të mëdha që hasnin me rrugën nacionale e cila ishte bërë e pakalueshme edhe pse duhej të ishte e asfaltuar, mungesën e energjisë elektrike prej një jave, sakrificën që duhet të bënin fëmijët e tyre për të shkuar në shkollë pasi mungonin mjetet e transportit për në Zall Dardhë e cila është 15-20 km larg.

Mungesa e veterinerëve dhe e mjekëve është gjithashtu një problematikë e kësaj zone, pasi nëse sëmurej dikush do ti duhej të bëntë 40 km rrugë deri në spital.

Në një postim në rrjetet sociale ku foli dhe për takimin Mziu u shpreh se fitorja e PD do të sjellë shpresën, uljen e taksave, rritjen e punësimit e mirëqenies dhe integrimit Europian.

Postimi i tij i plotë :

Takimin e radhës e kishim në ish komunën Reç, Dibër me strukturën e PD së grupseksionit.
I pranishëm Kryetari degës PD Naim Gazidede dhe sekretari Luan Haka
Një zonë e braktisur në këto 8 vite nga qeveria e krimit dhe e korrupsionit !
Rruga nacionale ishte e pakalueshme, ndonëse duhej të ishte asfaltuar
Nuk kishte shkollë as mjete për transportin e fëmijëve për Zall Dardhë 15-20 km larg
Mungonte energji elektrike prej një javë.
Nuk kishte veteriner për blegtorinë as ndihma humanitare për qytetarët
Nuk kishte mjek, as qender shëndetësore, nëse sëmurej dikush, duhet të rrugëtoi 40 km larg për në spital
Qytetarët e kësaj njësie të gatshëm të bëjnë ndryshimin e madh, përmbysjen e sistemit diktatoria me votat e tyrel
Fitorja e PD do të sjell shpresën, uljen e taksave, rritjen e punësimit e mirëqenies dhe integrimit Evropian.
#DitëMëTëMiraDoTëVijnëMeBashënKryeministër