Kujdes, të gjithë e kemi në shtëpi/ Fëmija gjen vdekjen pas 4 ditësh pasi gëlltiti një…

196
Sigal

Një vogëlush pati hemorragji të brendshme pasi gëlltiti baterinë e vogël nga një mjeti elektronik, duke i djeg organet. Prindërit luftuan për të shpëtuar jetën e tij në shtëpi, por më kot.

Johnathan Huff, i cili ishte vetëm 23 muajsh, gëlltiti një bateri butoni që kaloi katër ditë duke u djegur përmes ezofagut, zorrëve dhe aortës duke shkaktuar gjakderdhje katastrofike.

Fëmija nga Karolina e Veriut, vdiq më 20 dhjetor vetëm katër ditë pasi hëngri baterinë e disponueshme pa e vërejtur prindërit e tij.

Prindërit dhe mjekët fillimisht menduan se ai kishte një infeksion viral që po shkaktonte gjakderdhje të herëpashershme të hundës dhe temperaturë të lartë. Autopsia zbuloi një bateri në zorrët e vogëlushit.