Tragjedi në Itali, shqiptari qëllon me armë zjarri të dashurën 18-vjeçare dhe më pas vret veten

85
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Bari të Italisë, ku një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri të dashurën e tij 18-vjeçare dhe më pas veten.

Lajmin e bën të ditur Rai News, sipas të cilit, 18-vjeçarja ishte me origjinë marokene.

Gjithashtu bëhet me dije se e reja ka shpëtuar, dhe është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa burri ka ndërruar jetë në vend.

Policia italiane po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.