Drejtësia, Vasili: Mundësi zgjidhjeje mbi pretendimin e PD

479
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vaisli në një deklaratë për mediat ditën e sotme bëri thirrje për një zgjidhje sa më gjithëpërfshirëse për reformën në drejtësi, pasi sipas tij koha është e çmuar.

“Meta ka zhvilluar sot një takim me Ramën të cilin e informoi lidhur me takimin me kreun e PD, Luzim Basha. Ai e informoi edhe për kushtin e PD për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Ne kemi shprehur besimin se janë të gjitha mundësitë që në përputhje me opinion e Komisionit të Venecias dhe rekomandimet e OPDAT dhe EURALIUS ekzistojnë të gjitha mundësitë që ky pretendim i PD të gjejë një zgjidhje pasi koha nuk pret dhe orët janë të çmueshme. Vetëm zgjidhja e këtij pretendimi e çliron reformën dhe na jep zgjidhje që nuk humbet më kohë”, tha Vasili…