Në Shqipëri futet e shitet 80% mish me hormon “Boldemec”, që përdoret për shëndoshjen e kuajve, qenve e maceve

1555
Faktet që disponojmë, provojnë skandalin, turpin dhe krimin që bëhet lirshëm e masivisht me shëndetin dhe jetën e popullatës, aq sa Shqipëria është kthyer dhe shërben si një “Landfill” produktesh ushqimore “vrasëse e pa vlera ushqyese” që importohen nga çdo “kazan” i botës dhe “certifikohen” nga doganat, tatimet, shëndetësia, higjiena e së fundi nga AKU, paçka se janë skarcitete e mbetje produktesh nga tregu i vendeve të BE, të rajonit e madje edhe të vendeve të Botës së Tretë
AKU, e cila ka detyrim ligjor të kontrolloj origjinën dhe cilësinë qysh në “PIK” e në çdo banak tregu vendas e në çdo “çengel” dyqani, lejon që ky mish importi “kashtë” të futet në treg me matrikullin jo real si gjoja “Mish vendi, cilësi e parë”, por që çuditërisht shitet me çmim 20-30 e madje edhe me 50% më të ulët se mishi që shitet tek “kasapi i lagjes”
Gazeta “Telegraf”, po nis sot publikimin e një investigimi të realizuar në terren, duke marrë shkas nga nisja e stinës së verës kur tregu ushqimor ka volum e shumëllojshmëri blerjesh e konsumi produktesh të pa përpunuara e të përpunuara që vijnë nga importi, por edhe të prodhuara e të përpunuara brenda vendit në fabrika me licencë e pa licencë, në punishte e bodrume ilegale, në fuçi e kazanë llamarine, në kova e legenë plastikë. Sipas fakteve, provohet se nëpërmjet një kontrolli fiktiv për sigurinë dhe cilësinë ushqimore, këto produkte “sillazh e helme” lejohen të nxirren në treg e të përfundojnë në stomakun e shqiptarëve. Janë fakte të investiguara nga gazetarët tanë në qendër e në rrethe, por edhe denoncime të bëra nga qytetarë, inspektorë, laborantë, zyrtarë e ish-zyrtarë të AKU, të bujqësisë, veterinarisë, shëndetësisë, intervista “konfidenciale” me prodhues e përpunues, me pronarë restorantesh, me drejtues e kontrollorë ushqimesh në kopshte, çerdhe, lokale, mensa popullore, njësi tregtare, spitale, burgje, konvikte shkollore, lokale dasmash, tregje të hapura, në jetimore, maternitete, azile pleqsh, disko, pastiçeri, furra buke, qendra sociale e kudo. Do të publikojmë fakte e argumente të specialistëve të ushqimit, të cilët kanë prova mbi batërdinë që bëhet në terren e në zyra me ushqimet që hanë shqiptarët. Faktet që disponojmë, provojnë skandalin, turpin dhe krimin që bëhet lirshëm e masivisht me shëndetin dhe jetën e popullatës, aq sa Shqipëria është kthyer dhe shërben si një “Landfill” produktesh ushqimore “vrasëse e pa vlera ushqyese” që importohen nga çdo “kazan” i botës dhe “certifikohen” nga doganat, tatimet, shëndetësia, higjiena e së fundi nga AKU, paçka se janë skarcitete e mbetje produktesh nga tregu i vendeve të BE, të rajonit e madje edhe të vendeve të Botës së Tretë. Po e nisim investigimin tonë, me mishin që shitet në rrugë e që hidhet në treg nga kompanitë përpunuese. Çfarë mishi blejmë sipas etiketës e çfarë mishi hamë faktikisht? Nga cilat shtete e sjellin mishin kompanitë përpunuese që mbushin super-marketet, restorantet e Fast-Fod”-et? Çfarë mishi sjellin realisht dhe me sa vite kohë frigoriferike? A është vërtetë mish vici, siç shkruhet në etiketat “lule-lule”? Me çfarë ushqehen, fryhen e dhjamosen artificialisht kafshët që përfundojnë si mish në treg? A kontrollohet realisht tregu i mishit?
Shqiptarët konsumojnë mish me “Boldemec” që përdoret për fryrjen e kuajve, qenve e maceve
Çdo ditë në doganat tokësore e detare shqiptare, futen tonelata mish për konsum popullor dhe prodhime produktesh e nënproduktesh mishi. Ky mish vjen nga importi në masën 85% dhe u servilet shqiptarëve për konsum si mish vendi. Akoma më skandal është fakti, që mishi artificial, i “kalbur” dhe me rrezik për jetën e konsumatorit që vjen nga importi, ka certifikim nga institucionet kontrolluese shqiptare si “cilësor dhe i sigurt”. Ky mish importi futet në Shqipëri me letra sigurie e cilësie fallco, madje me origjinë produkti e shteti të falsifikuar. Për më tepër me kohë qëndrimi në frigorifer mbi 20 vite! Edhe ajo sasi mishi që “duket e freskët” si kohë therje e përpunimi, rezulton të jetë me hormone, por që “marinohet” me substanca të tjera. AKU e cila ka detyrim ligjor të kontrolloj origjinën dhe cilësinë qysh në “PIK” e në çdo banak tregu vendas e në çdo “çengel kasapi”, lejon që ky mish importi “kashtë” të futet në treg me matrikullin jo real “Mish vendi, cilësi e parë”, por që çuditërisht shitet me çmim 20-30 e madje edhe me 50% më të ulët se mishi që shitet tek “kasapi i lagjes”. Qysh prej vitit 2007 e në vazhdim, me urdhër të posaçëm qeveritar, në Shqipëri vazhdon të futet mish importi i çdo lloji, madje edhe bagëti të gjalla! Sipas specialistëve dhe analizave që disponon gazeta “Telegraf”, rezulton se mishi që futet nga importi ka “njolla” kancerogjene dhe është mish i prodhuar 15-20 vite më parë, i mbajtur në gjendje frigoriferike. Kafshët e gjalla që futen e theren në Shqipëri, rezultojnë të kenë mish të stimuluar nga hormoni “Boldemec LA” dhe “Boldenone”, përdorimi i të cilit shton sasi dhe fortësi muskulore të mishit. Burime konfidenciale nga Laboratori i Veterinarisë, nga AKU dhe Inspektorati i Shëndetit Publik, konfirmojnë se afro 70% e mishit që importohet i gatshëm dhe mishit që prodhohet në Shqipëri me kafshë vendi e importi, është mish i prodhuar prej bagëtive e kafshëve të rritura me hormone, ku përbërës kryesor është një “silikon steroid” i quajtur “Boldemec LA” dhe ilaçi “Boldenone”që forcon muskujt e mishit, fryn kafshët në peshë e majmëri. Këto ilaçe (hormone) janë krijuar për përdorim veterinar, të destinuar veterinarisht për rritje artificiale peshe, përmase fizike e fuqie të kuajve, maceve e qenve, por edhe të pulave të ikubatorëve, të cilat pas mbarimit biologjik të ciklit të pjelljes së vezëve, në vend që të asgjësohen e groposen “me komision”, lejohen t’u injektohet “Boldemec LA” dhe “Boldenone” dhe shiten si “pula natyrale” për.. mish për popullatën! Sipas të dhënave, janë 9 kompani që importojnë, tregtojnë e përpunojnë mish të tillë dhe që prodhojnë nënprodukte të tjera prej tij, duke i servirur si mish e nënprodukte “bio” dhe vendi, por që në fakt nga filmimet që disponon gazeta “Telegraf”, duken maunet me targa ruse, greke, bullgare, turke, maqedonase e serbe të ngarkuara me mish e pula që futen brenda këtyre kompanive, mish i cili sipas letrave të AKU e të shëndetësisë rezulton “mish vendi dhe importi i sigurt, i freskët, bio dhe me vlera ushqimore në standardet e BE”!
Mishi me hormone ndalohet me ligj, por lejohet me urdhra e kontrolle fiktive
Po e nisim me një deklarim: Doktor Saskia Sterk, ekspert i steroideve (hormoneve) në Institutin Rilikt në Holandë, Thotë: “Konsumi i mishit të rritur me “Boldemec LA” dhe “Boldenone” e steroide të tjera (kimike), është i rrezikshëm për jetën dhe shëndetin e njerëzve, sidomos për pjesën e varfër të popullatës të cilët mashtrohen me çmimet e lira, duke vepruar gradualisht me efektin shkatërrues për organizmin e njeriut”. E thonë edhe specialistët shqiptarë, që ky lloj mishi është me rrezik për jetën e njeriut, në mos me humbje jete, me sëmundje që nuk “hiqen” më nga organizmi e që të “vrasin” gradualisht deri në shkatërrim të plotë. Konsumi i mishit të rritur me hormonet kancerogjene “Boldemec LA” dhe “Boldenone” është në kundërshtim të plotë me rregullat e sigurisë ushqimore të BE, të cilët ndalojnë përdorimin e tij për ushqyerjen dhe rritjen e kafshëve, sepse niveli i toksinave janë tepër të larta nga sa lejojnë kriteret e Bashkimit Europian. Dokumentet zyrtare, dëshmojnë se Shqipëria e ka të lejuar hormonin kancerogjen “Boldemec LA” dhe “Boldenone” që përdoren për prodhimit e mishit në kundërshtim me rreguloren e ushqimit të BE. Ky hormon vazhdon të jetë në listën e produkteve të lejuara dhe barnave veterinare, miratuar qysh në datën 26 qershor të vitit 2007. Kjo leje ka pasur afatin deri në 31 dhjetor 2012, por që ish-ministri Genc Ruli për interesa klienteliste në favor të kompanive vendase e të huaja të bagëtive, mishit e sallameve dhe zgjatin afatin e lejimit deri në vitin 2017 dhe këto hormone vazhdojnë të jenë në farmaci dhe të mos ndalohen, paçka se nëpër seminare flitet sikur “ka kontrolle e nuk lejohet të përdoren”. Në fakt vazhdon të importohet e të shitet lirshëm në tregun shqiptar! Sa për kujtesë, të gjitha vendet e BE e kanë ndaluar përdorimin e hormoneve te bagëtitë deri në vitin 2035, duke nisur që prej vitit 2005. Në Shqipëri, mishi me hormone mbulon pjesën më të madhe të tregut të mishit dhe nënprodukteve të mishit që prodhohen prej tij. Këtë hormon, sipas ekspertëve të veterinarisë dhe mjekësisë, e përdorin edhe sportistët, konkretisht sportistët e “Badibillding”, të cilët duke përdorur hormonin veterinar “Boldemec LA” dhe “Boldenone”, marrin përmasa trupore mbi normalen dhe fuqi fizike, madje dhe majmëri e cila është në përbërje të tulit të mishit. Edhe mund të mohohet, por fakti është ky: Kompania Peruane “Agrovit” që e prodhon hormonet “Boldemec LA” dhe “Boldenone” rezulton se ka licencë tregtimi vetëm në Shqipëri dhe në Qipron Veriore, ndërsa në të gjithë vendet e BE, madje edhe në Serbi, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë e Bosnjë, kompanisë Peruane “Agrovit” i është ndaluar importi i këtyre hormoneve. Në Shqiëpri, rezulton të jenë ende në listën e lejuar e të rekomanduar të preparative që lejohen të përdoren në kafshët e gjalla dhe në produktet ushqimore që kultivohen e përpunohen teknologjikisht. Çfarë ndodh? Kur mishi është me hormonin kancerogjen “Boldemec LA” dhe “Boldenone” e konsumohet nga fëmijë të vegjël dhe bebe, krijon efektin vrasës të organzimit të tyre prej asteroideve. Tjetër: Mishi i rritur me hormone, nëse konsumohet nga njerëzit krijon plakje të parakohshme dhe asgjësim të afro 9% të rruazave të bardha e të kuqe të gjakut, si dhe shkakton sklerozën e depresionin tek të moshat 14-22 vjeç.

Vijon
Sigal