Presidenti i 3-të, i Amerikës, (18011809) THOMAS Jefferson (17431826), ka thënë se: “Kur tirania bahet ligj, rebelimi bahet detyrë”, pra, një obligim moral.
“Sigurisht që mund të mos jesh mbështetës i Berishës, por kursesi, s’mund t’i mohosh Atij, luftën e guximshme, për kombin tone në rrezik, dhe për ju të gjithë, me parimin e shenjtë se vetë populli Shqiptar duhet të vendosë se kushdo që ta përfaqësojë,udhëheqë atë, dhe kjo arrihet me votime të lira, e të drejta, por kurrsesi, me intervenimin e sistemit të drejtësisë, nëpërmjet të cilit, hiqen qafe njerëzit që s’i pëlqejnë regjimit.”

Bashkatdhetarë të nderuar!
Diaspora Shqiptare e Australisë, është në një ankth të madh, e trishtuar, në hidhërim, dhe tepër e shqetësuar, në lidhje me ngjarjet korruptive të njëpasnjëshme, me bazë kriminale, dhe mjaft të rrezikshme, që kanë ardhur jo vetëm duke u shtuar, por erdhe duke u përkeqësuar në vite, me kulmim, 30 dhjetorin 2023, kur Edi Rama, i jep kënaqësinë më të madhe, gjyqtares Irena Gjoka, për t’u hakmarrë ndaj Sali Berishës, (i cili, në detyrën e Presidentit të Republikës, e kishte shkarkuar nga detyra, në vitin 1996). Pra, në këtë rast, për hir të Irena Gjokës, dhe të një urrejtje pathologjike, kundra Berishës, Edi Rama, instrumentalizon Gjykatën e Posaçme, e cila, duke u bazuar në një imagjinatë delirante, politikisht të motivuara, pranon kërkesën e SPAK, (një instrument tjetër, tepër i fuqishëm, në duart e Edi Ramës), për arrestin shtëpiak të Liderit Historik, ish Presidentit, dhe ish Kryeministrit të Shqipërisë, deputetit, dhe Kryetarit të PDSH në detyrë, Profesor Dr. Sali Berishës.
Në të vërtetë, të gjithë tashmë e kuptojnë, dhe e dinë mjaft mirë, se ky veprim i pallogjikshëm, i paligjshëm, dhe antikushtetues, s’ka të bëjë aspak me drejtësinë, por është thjeshtë një akt korruptiv turpi, ku drejtësia kthehet në një antidrejtësi vetdiskredituese, që poshtëron thellësisht Drejtësinë Shqiptare, e venë plotësisht në shërbim të Edi Ramës.

Në një nga shkrimet e mia të mëparshme, pata treguar se si Pol Poti i Kamboxhias, për të shkatërruar popullin, dhe vendin e tij, ishte inspiruar nga eksperienca kriminale e Enver Hoxhës, por në atë kohë, kurrë s’më shkoi në mendje se Edi Rama, lideri i Rilindjes, pjellë e partisë komunistokriminale të Enver Hoxhës, do të frymëzohej nga kryeministri komunist, i po atij vendi, Hun Manet, i cili, që nga viti 2017, po nëpërmjet Sistemit të Drejtësisë, mban në arrest shtëpie, liderin e opozitës Kamboxhiane, Kem Sokhan.
Sigurisht që të dy këto kryeministra djallëzor, e dinë mjaft mirë, se me liderët e opozitës në arrest, zgjedhjet kombëtare, s’do të jenë gjë tjetër, veçse një farsë/absurditet, i dizenjuar prej tyre, për të legjitimuar fuqinë personale në pushtet.
E njejta gjë po tentohet të arrihet nga qeveria e Presidentit Joe Biden. Edhe aty, nëpërmjet sistemit të korruptuar të drejtësisë Sorosjane, prokurori i përgjithshëm, Merrick Garland, ka emëruar Jack Smith, një nga prokurorët sorosjanë, dhe antiTrump shembullor, për të bërë të pamundurën, që Presidentit Donald Trump, t’i ndalohet me çdo kusht, kandidimi, dhe rikthimi në Shtëpinë e Bardhë.
“Arrestimi i liderit të opozitës, përbën një emergjencë, që paralajmëron një ngjarje tjetër, tepër tragjike, që po gatuhet në guzhinën e Edi Ramës. Pra, është koha për bashkimin tuaj, urgjent, dhe të pakushtëzuar, populli ju ka votuar, dhe ju paguan majshëm, që t’i dilni zot atij, dhe atdheut, që sot, padyshim, është më në rrezik se kurrë!”

Por le të kthehemi tek halli jonë, ku natyrshëm lind pyetja: Ku janë Shqiptarët në këtë rast, dhe si ndjehen?
A ka mbetur akoma gjallë ndonjë prej Pjetër Arbnorëve të shumtë, që i patën mbijetu torturave çnjerëzore komuniste, të ushtruara në bodrumet e hetuesive të Arben Krajës, me shokë?
Po Përfaqësitë Diplomatike të vendeve Perëndimore, ku janë? Ku është Ambasada Amerikane? E mbi të gjitha, ku është Këshilli i Bashkimit Europian, Parlamenti Europian, dhe mekanizmat e tij demokratike, që nuk denancojnë, dhe kundërshtojnë me forcën e tyre më të madhe atë çfarë sistemi i korruptuar i Drejtësisë Sorosjane, nën orkestrimin e Edi Ramës, po ushtron ndaj anëtarit të parlamentit, dhe Liderit në detyrë, të Opozitës Shqiptare, Sali Berishës?
Të lartpërmendurve ju kujtoj se edhe Adolf Hitleri, i pati justifikuar krimet e tij, duke thënë se: ‘’Unë bëra çfarë bëra për të restauruar/rehabilituar Gjermaninë, dhe shpëtuar/ruajtur perandorinë’’! Por në të vërtetë, ai s’bëri gjë tjetër veçse ju dha mundësi aktiviteteve kriminale, të vepronin haptazi, dhe pa frikë, për të transferuar të gjitha fuqitë e Gjermanisë së asaj kohe, në duart e Hitlerit skizofrenik.
A nuk ju duket mjaft e ngjashme, që edhe Edi Rama, me taktikat e tij djallëzore, nëpërmjet servilëve professional, të përzgjedhur po nga vet ai, të instaluar në systemin e drejtësisë, prokurorisë, policisë …, dhe në të gjitha qelizat administrative shtetërore, pa përjashtim, e ka kthyer Shqipërinë, në një republikë Bananesh, ku organet kompetente, kapin vetëm ato krime që i organizojnë vetë, dhe gjithçka tjetër të mundshme për të fuqizuar edhe më tej pushtetin e tij, ndërkohë që po bën të pamundurën, për të kufizuar mundësitë e Berishës për të mbrojtur vehten e Tij.
A nuk shihni një paralelizëm në mes Ministrisë së Brendshme të Taulant Ballës, dhe FBI-së Amerikane? Në mes Arben Krajës dhe Jack Smith? Në mes Prokurorit të përgjithshëm Amerikan, Merrick Garland, dhe Altin Dumanit? Në mes medias Shqiptare, dhe asaj Amerikane?
Në të vërtetë, të dy palët, kanë pothuajse një emrues të përbashkët, që pa dyshim, është, George Soros, vetëm se në këtë rast, pala Amerikane lufton kundra Presidentit Donald Trump, ndërsa pala Shqiptare, lufton kundra Sali Berishës, për arsyen e vetme se:- që të dy këto burrashteti, luftojnë për liritë, demokracinë, identitetin,, dhe sovranitetin kombëtar, së bashku me ruajtjen e historisë, dhe vlerave morale njerëzore, e për këto vlera, ata duhet që të ndalohen me çdo kusht, për të mos marrë pjesë në zgjedhje, sepse, është mëse e dukshme se, nëse zgjedhjet do të jenë të drejta, të ndershme, dhe të lira, atëherë, së shpejti, Donald Trump, do të jetë përsëri President i SHBA-së, ndërsa Sali Berisha, do të jetë kryeministri i Shqipërisë.

Sigurisht që mund të mos jesh mbështetës i Berishës, por kurrsesi, s’mund t’i mohosh Atij, luftën e guximshme, deri në rrezikim të jetës së vet, që Ai, me një vullnet e energji të jashtzakonshme, mprehtësi intelektuale të paarritshme, po bën, për kombin tonë në rrezik, dhe për ju të gjithë, me parimin e shenjtë se vetë populli Shqiptar duhet të vendosë se kush do që ta përfaqësojë/udhëheqë atë, dhe kjo arrihet me votime të lira, e të drejta, por kurrsesi, me intervenimin e sistemit të drejtësisë, nëpërmjet të cilit, hiqen qafe njerëzit që s’i pëlqejnë rregjimit.
Shumëkush mund të mendojë se unë që jetoj jashtë Shqipërisë, prej vitesh, s’kam të drejtë të gjykoj, paragjykoj, apo moralizoj, por jo, edhe unë, si një nga shumë shqiptarët e diasporës, konservator, patriot, dhe nismëtarë të luftës për demokraci, edhe pse s’jetojmë atje, kemi një obligim të thellë moral, e të detyrueshme, që të ngrejmë zërin, në mbrojtje të lirive, dhe demokracisë Shqiptare, e kemi mëse të detyrueshme që të vemë në praktikë, atë çfarë George Orëell ka thënë dikur, dekada të shkuara: Nqs liria/sovraniteti, është diçka për ju, atëherë, kjo do të thotë se ju duhet t’ju kallxoni njerëzve gjëra, që ata s’duan t’i dëgjojnë, (‘’If liberty means anything at all, it means the right to tell people what they not want to hear’’), dhe ne, në diasporë, s’po bëjmë asgjë më tepër se kaq, dhe shembulli më i mirë në këtë drejtim, po jepet nga anëtarët e Departamentit BrainGain, me pjesmarrës, intelektual të ri, elokuent, dhe tepër të suksesshëm si: Andi Mustafaj, Nikola Kedhi, Ersi Nishani, Neada Stana, …., që filluan edhe protestën e parë, në mbështetje të Berishës, në Tiranë.
Prandaj, edhe unë, si gjithmonë, me një rrespekt të veçantë, po ju them një të vërtetë: është koha, jo vetëm për t’u zgjuar, por edhe për t’u revoltuar në maksimum, tani, sa e keqja s’ju ka shkelur në prak të derës, se po t’ju vij deri aty, atëherë gjithçka ka mbaruar, dhe pastaj, për fëmijët tuaj, dhe pasardhësit e tyre, fjalët ‘’Liri, dhe Demokraci’’, s’do të kenë më kuptim.
Mos harroni çfarë Qurqilli (Winston Churchill), ju tha parlamentarëve Anglez, në vitin 1948: “ Ata që dështojnë të mësojnë nga historia, janë të destinuar ta përsërisin atë, (‘’Those that fail to learn from history are doomed to repeat it’’).
“Mos harroni se, nëse Edi Ramës, do t’i jepet mundësia për të shkuar në zgjedhjet e 2025, apo për të organizuar zgjedhje të parakohshme, atëhere fitorja e tij, jo vetëm që do të jetë e sigurt, por edhe solide. Në këtë rast, atij që do t’i jepet rasti ideal për të kopjuar Pol Potin, në prodhimin e një kalendari të ri, nga ku, historia e vërtetë, së bashku me vlerat tona kombëtare, do të zhduken, dhe Shqipëria, do të gdhihet në vitin Zero.”

Në një nga shkrimet e mia, të mëparshme, kam cituar, protestat e Sri Lankës, që filluan me 15 mars 2022, dhe përfunduan me përmbysjen e rregjimit të Gotabaya Rajapaksës, me 14 nëntor 2022, jo pa qëllim, po ju a kujtoj edhe tani, kur gjendja juaj e gjithanshme, është edhe më e keqe se ajo e Sri Lankësve.
Mos ja lejoni vehtes, rrëshqitjen e mëtejëshme në humnerë, mendoni për familjet tuaja, dhe për Shqipërinë Nanë. Nuk mund t’i lihet e gjithë barra, vetëm Sali Berishës, Ai, u rikthye, (jo për t’i shërbyer vehtes, si mundohen disa nga mediat ta kanalizojnë! Për ju, të gjithë, që t’ju hapte sytë, e t’ju zgjonte nga gjumi, për të parë më mirë realitetin e ri, të krijuar nga një bashkpunim i gjatë, dhe në fshehtësi, në mes të Lulzim Bashës, dhe agjendës së mafies Soros EdiRamjane. Qëllimi i të cilëve, ishte, dhe mbetet izolimi, dhe poshtrimi i Sali Berishës, dhe marrjen nën kontroll të opozitës, që do të përcilleshin me thellimin e varfërisë, armiqësimin e brendshëm, inkurajimin e marrjes dhe shpërndarjes se lëndëve narkotike, ikjen e shqiptarëve, dhe desintegrimin gradual të kombit tonë, të gjitha këto, në favor të shtimit të pasurisë së tyre, dhe mbajtjes gjallë të korrupsionit, si në Bashkimin Europian, Amerikë, e vende të tjera, në shërbim të plotë, dhe interes të elitës globaliste kriminale botërore.
Një thirrje kam, për të gjithë parlamentarët Shqiptar, dhe veçanërisht, ndaj Deputetëve të PDSH. duke dashur t’ju kujtoj se s’është aspak koha e teorizimeve. Arrestimi i liderit të opozitës, përbën një emergjencë, që paralajmëron një ngjarje tjetër, tepër tragjike, që po gatuhet në guzhinën e Edi Ramës. Pra, është koha për bashkimin tuaj, urgjent, dhe të pakushtëzuar, populli ju ka votuar, dhe ju paguan majshëm, që t’i dilni zot atij, dhe atdheut, që sot, padyshim, është më në rrezik se kurrë.
Në mbyllje, ju kujtoj të gjithë gazetarëve, analistëve intelektualisht të korruptuar, dhe kushdo tjetër që përpjeket për të kontribuar në jetëgjatësinë pushtetare, të Edi Ramës, një thënje po të Qurqillit: “ Kushdo që mundohet të ushqejë ‘krokodilin’ me shpresë se do të shpëtojë, gabohet.
Mos harroni se, nëse Edi Ramës, do t’i jepet mundësia për të shkuar në zgjedhjet e 2025, apo për të organizuar zgjedhje të parakohshme, atëhere fitorja e tij, jo vetëm që do të jetë e sigurt, por edhe solide. Në këtë rast, atij që do t’i jepet rasti ideal për të kopjuar Pol Potin, në prodhimin e një kalendari të ri, nga ku, historia e vërtetë, së bashku me vlerat tona kombëtare, do të zhduken, dhe Shqipëria, do të gdhihet në vitin Zero.
MOSBINDJA CIVILE, dhe vetëm ajo, mund ta shpëtojë Shqipërinë, dhe Kombin tonë, nga një fatalitet i sigurtë, ‘’në pritje’’.



















