Dr.Ina Zhupa: Takim me median lokale të jugut, sot në Ditën e Medias

74
Sigal

Kronikë nga Agron MEMA

Këtë fillimjavë, deputetja aktuale e Kuvendit Poullor Shqiptar dhe, njëkohësisht, kandidate në zgjedhjet parlamentare 2025, Dr. Ina Zhupa,edhe në statusin e drejtueses politike të koalicjonit “Shqipëria e Madhe” për katër bashkitë e Jugut shqiptar: Himarë, Sarandë,Delvinë dhe Finiq e Konispol, ka zhvilluar një takim me gazetarët që ushtrojnë profesionin e tyre në Sarandë në mediat kombëtare dhe ato lokale. Znj. Zhupa , pas falenderimeve të pjesëmarrjes, nënvizoi faktin se, përtej falenderimeve për kontributin informativ të problematikave që ka komuniteti dhe me denoncimet tuaja publike janë mundësuar shumë zgjidhje. Por e zgjodha këtë takim sot, në mënyrë që të marr kuptimin e saj admirues dhe vlerësues nga ana ime si kryetare e Komisionit Parlamentarë të RSh të medias, pasi sot është dita juaj, dita e medias, dita e misjonit fisnik në shoqëri, dita e fjalës së lirë. Gazetarët kanë bërë pyetje dhe zonja Zhupa është përgjigjur në esencën referuese të programit politik të PD-së dhe koalicjonit mbështetës në këtë garim elektoral. Kjo sipas zonjës Zhupa, do konstitojë në veprimtarinë menazhuese të pushtetit politik dhe ekzekutiv të pas zgjedhjeve të 11 Majit, me korrektësi sipas kushteve konkrete të komuniteteve të çdo bashkie. Do të anullojmë investitorët strategjikë që nuk kanë zhvilluar punime si zgjidhja e problematikave të shumta sociale, ujit të pishëm, pronave, energjisë elektrike dhe shumë shërbimeve të tjera sociale, që shqetësojnë popullatën. Nuk do ketë më sorrollatje institicionale në zgjidhjen e halleve. Vota e 11 Majit 2025 është historike. Vendos fatet e së ardhmes shqiptare. Unë për katër vjet nuk kam rreshtur së foluri për zbatimin e ligjit, dhe nuk do të ndalem të flasë për këtë edhe katër vitet e ardhshme nga foltorja e kuvendit, pasi ligji është ligj dhe si i tillë duhet zbatuar dhe jo bllof. E kini parë që kam folur e nuk kam dalur bllof asnjëherë dhe as jam lakuar në përgojime asnjëherë. Kështu do vazhdoj,- ka përfunduar takimin e saj me gazetarët e Sarandës Dr.Ina Zhupa.