Dr. Ina Zhupa: Në Shqipëri nuk ka punë. Shumica e shqiptarëve jetojnë me 5 dollarë në ditë

763
Panairi ishte fasada që bën çdo vit Rama, për të thënë që punë ka por nuk ka profesionistë!!!
Realiteti i shifrave tregon që: -Punësimi në një nga sektorët më kryesor që është Bujqësia, është duke ardhur në ulje duke shënuar kulmin e vet në tremujorin e 3 të vitit 2017 ku numri i të punësuarve është ulur me 17, 000, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016. -Nga të dhënat zyrtare,bazuar në të dhënat e mbledhura pranë bizneseve për tremujorin e katër 2017, raportohet një ulje e indeksit të numrit të të punësuarve në tregëtinë me shumicë/pakicë me 2,7 % . Nga të dhënat e mbledhura pranë familjeve raportohet një rritje e numrit të të punësuarve në këtë sektor për të njëjtën periudhë (39,000 persona). -Nga të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Tatim-Taksave rezulton se numri i bizneseve që kanë kaluar në gjendje pasive nga Janari deri më 24 prill të vitit 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 është rritur me 51.2 %. Për periudhën Janar – 24 Prill 2018 kanë kaluar në gjendje pasive 4433 biznese, pra mesatarisht 39 biznese çdo ditë. -Banka Botërore deklaroi se punonjësit shqiptar po varfërohen prej katër vitesh për shkak të rënies së rrogave. “Rrogat mesatare në Shqipëri kanë qenë në rënie të vazhdueshme që nga fundi i vitit 2013,” thuhet në raport. Rënia e ndjeshme e rrogave përveç situatës së vështirë ekonomike është shkaktuar edhe nga politika e qeverisë, e cila për tre vjet rresht i ngriu pagat e sektorit publik. -Shqipëria ka humbur 7 vende në raportin e Bankës Botërore “Doing Business 2018” duke u renditur e 65-a ndërkohë që një vit më parë ishte në vendin e 58 mes 190 ekonomive të marra në vlerësim. -Banka Botërore lajmëron një ulje të konsiderueshme të investimeve të huaja në vendin tonë në vitet në vijim. Në një projeksion të fundit për Shqipërisë, investimet e huaja direkte do të përfshihen në një trajektore rënëse që këtë vit dhe për të vijuar kështu të paktën deri në vitin 2019. Ndërkohë që investitorët po ikin nga Shqipëria si Sheratoni, askush nuk po vjen. – Raporti i DASH shkruan që: Kushtet e punës në sektorin e prodhimit, ndërtimit dhe sektorin e minierave shpesh janë të dobëta, dhe në disa raste të rrezikshme. Burime dhe inspektimet nuk janë të përshtatshme dhe gjobat shpesh nuk i ndalojnë shkeljet, agjensitë e zbatimit të ligjit nuk kanë mjete për të dënuar shkelësit e ligjit. Nuk ka programe të qeverisë për të dhënë mbrojtje sociale për punëtorët në ekonominë informale. Shkelje të pagës dhe të standarteve të sigurisë në punë ndodhin shpesh në sektorin e tekstileve, qepjes së këpucëve, ndërtim dhe industrisë nxjerrëse. Punonjësit shpesh nuk mund të dalin nga situata që vë në rezik jetën e tyre ose sigurinë pa rrezikuar punësimin e tyre. Ligji parashikon 40 orë punë në javë, por marëveshjet idividuale apo kolektive ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit vendosin se orët e punës gjatë javës. Ligji parashikon pushime vjetore të paguara, por vetëm punonjësit në tregun formal të punës kanë të drejtë për pushime të paguara. Shumë persona në sektorin privat punojnë 6 ditë në javë. Qeveria nuk ka vendosur standarte për përcaktimin e periudhës minimale të pushimit në një javë. Qeveria shumë radhë zbaton ligje të lidhura me përcaktimin e maksimumit të orëve të punës, kufizimit të orëve të punës jashtë orarit, apo për pagesën shtesë për orët e punës jashtë orarit, në vëçanti në sektorin privat. Pra bizneset mbyllen përditë, investitorë të huaj nuk vijnë dhe vetëm ikin ata që ishin, kushtet e punës janë në kurriz të punëtorëve pa standarte dhe pa kontrolle nga qeveria. Shqipëria sot ka një ekonomi të paralizuar, nga taksat e larta, nga korrupsioni, nga klientelizmi i qeverisë për një grusht oligarkësh.
Sigal