Dr. Ina K. Zhupa, zëdhënësja e PD-së: Arben Ahmetaj, a ka pjesë në projektin rezidencial 60 milionë euro që zhvendosi Lanën?
Dr. Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së, ka publikuar faktet, ku zv.ministri i Financave Duçka ka firmosur autorizimin për kryerjen e pagesës të Begos, për tokën e ish serave në Tiranë, duke përgënjeshtruar ministrinë e Financave, që thotë se nuk ka asnjë lidhje. Dr. Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së shkruan: Kur drejtori i Ahmetajt, pikërisht ai që ka firmosur autorizimin për kryerjen e pagesës, e nxjerrin për të na kundërshtuar por s’ka rrugëdalje dhe konfirmon denoncimin e PD-së. Deklarata e PD-së ishte e qartë, pagesat i ka bërë Mond Bego me “Inerte Express shpk”, të njëjtën gjë tha edhe Duçka i Ahmetajt. Këto pagesa janë kryer në përmbushje të kontratës së sipërmarrjes që Mond Bego ka lidhur me trashëgimtarët Pinari dhe që e bëjnë atë zotërues të pronës . Kur vetëpranojnë privatizimin për llogari të Mond Begos ngelet vetëm t’i përgjigjen pyetjes: A ka pjesë Arben Ahmetaj në projektin rezidencial 60 milionë euro që zhvendosi Lanën me firmën e Ramës dhe Veliajt? Përgjigja për këtë pyetje është vetëm çështje kohe!