Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën 59-vjeçari

565
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Si pasojë e përplasjes mes një motorçiklete dhe një biçiklete  ka humbur jetën një 59-vjeçar me inicialet I.S., i cili ishte në drejtimin e mjetit motorik.

Shtetasi A.F, i cili ka qenë në drejtimin e biçikletës është shoqëruar në ambientet e policisë, dhe po pyetet për rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.12.2018, në lagjen Nr.15, Durrës shtetasi A.F, 48 vjeç, duke i dhënë biçikletës është përplasur me një motorçikletë me drejtues shtetasin I.S, 59 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Shtetasi A.F, është shoqëruar në ambientet e policisë, i cili po pyetet për rrethanat e ngjarjes.