Dr.Ilir Allkja: Qeveria të jetë transparente për vaksinën, jo të na hedhë hi syve me shfaqje në stadium

270
Sigal

Prononcim për gazetën “Telegraf”: Ilir ALLKJA, mjek

Qeveria duhet të jetë transparente me logjistikën e vaksinës, jo të  na hedhë hi syve me shfaqje në stadium

Po “zinxhirin ftohës” të vaksinës (elektorale) anti-covid si e realizuan? Unë si njohës i mirë i sistemit shëndetësor publik di që Shqipëria nuk ka ende të tillë logjistikë që transportojë vaksina në minus 70⁰C, e as që ti konservojë në këtë temperaturë! Të gjitha vaksinat e zakonshme që zbatohen në moshën pediatrike, por edhe madhore administrohen nëpëmjet një zinxhiri ftohës  tejet korrekt që nga vitin 1994 e deri më sot i cili i ruan këto vaksina nga 0-4 ⁰C. Gjithë logjistika e ruajtjes, transportit, zbatimit quhet ndryshe “zinxhir ftohës”.  Prodhimi dhe  ofrimi i vaksinës anti-covid menjëherë pas dhënies së lejes ka vënë në një punë tejet rraskapitëse firmat prodhuese, pasi këto vaksina kanë nevoje për kushte të tjera transporti dhe ruajte, minus 70⁰C . Firmat po kërkojnë logjistikë të re prej kohësh tek firmat teknologjike dhe logjistike pikërisht  për transportin dhe ruajtjen e vaksinës anti-covid.  Në rastin e vaksinës së Biontech-Pfizer luan rol vendimtar konservimi në temperatura të ulta.  Kjo vaksinë është mjaft e ndjeshme prandaj duhet të ruhet rregullisht dhe transportohen në temperatura minus 70 gradë celcius. Të dyja sipërmarrjet bioteknologjike zotërojnë transportues të posaçëm që bazohen tek teknologjia e akullit të thatë.  Brenda tyre do të transportohen vaksinat në drejtim të vendeve që do t’i përdorin. Për këtë viti , kreu i Biontech, Ugur Shahin ka bërë të ditur, në një intervistë me CNN, se do të ketë variante të tjera të vaksinës, që nga ana logjistike është më pak e vështirë për t’u transportuar. Por varianti i tanishëm kërkon temperatura minus 70⁰C.  Bashkëpunimi i Biontech me Pfizer ka rezultuar pozitiv. Pfizer është një koncern ndërkombëtar farmaceutik me shumë përvojë dhe rrjet organizativ e logjistik të fuqishëm.  Pfizer është në 120 vende aktive por në Shqipëri nuk ka asnjë përfaqësi zyrtare, për pasojë as logjistikë suportuese për vaksinën kunder COVID-19.  Qeveria duhet të jetë transparente pikërisht me logjistikën, jo të  na hedhë hi syve me shfaqje në stadium.

Ilir Allkja, mjek: Qeveria,  Komiteti Teknik i Ekspertëve,  IShP duhet të jenë transparentë me publikun, të na sqarojnë si e kanê realizuar transportin dhe zbatimin e vaksinës delikate anti-covid

Përgatitja logjistike

Deri më tani Pfizer Biontech ka kontrata si me Britaninë e Madhe , me shumë vende të  BE.  Jemi të përgatitur për të furnizuar të gjitha vendet. Edhe pse autoritetet në Britaninë e Madhe qenë të parët që e kanë lejuar vaksinën, do kihet kujdes për shpërndarje të drejtë të saj, thuhet nga sipërmarrja. Për furnizimin e Britanisë së Madhe do të luajë rol të rëndësishëm qendra prodhuese e Pfizer në Belgjikë, Puurs duke suportuar edhe atë që quhet “zinxhiri ftohës”. Qeveria,  Komiteti Teknik i Ekspertëve,  IShP duhet të jenë transparentë me publikun, të na sqarojnë si e kanê realizuar transportin dhe zbatimin e vaksinës delikate anti-covid.