Dosja Mc Gonigal: I implikuar edhe gjenerali që këshillonte kryeministrin shqiptar, priten zbulime të reja të nxehta

Skandali McGonigal është rikthyer në skenë më fuqishëm se kurrë më parë. Publikimi i një raporti investigues nga Departamenti i Drejtësisë zbulon përmasat e thella dhe të mëdha të këtij skandali. Sipas medieve rumune, i implikuar është edhe gjenerali i shërbimeve sekrete rumune, Florian Coldea. Kujtojmë se ky i fundit ka shërbyer si këshilltar i kryeministrit Edi Rama

Nw artikulli nga Nga Bogdan Tiberiu Iacob, InPolitics ndër të tjera thuhet: Kronologjia e agjentit të dyfishtë:

NOA

– 2017: Mori 225.000 dollarë nga një kontakt shqiptar, ndërkohë që zbulonte detaje të ndjeshme të hetimit për kompaninë kineze CEFC, për të mbrojtur interesat e Kinës.

– 2017-2018: Ndërtoi marrëdhënie me përfaqësues të oligarkut rus të sanksionuar, Oleg Deripaska, ndërkohë që ishte ende agjent special përgjegjës, duke u përgatitur për pagesa pas daljes në pension.

– 2018-2020: Punoi drejtpërdrejt për Deripaskën pas daljes në pension, duke marrë pagesa shtesë nga burime ruse. Sa i thellë ka qenë bashkëpunimi i Coldeas me një agjent që amerikanët e kanë zbuluar se ishte në shërbim të Rusisë dhe Kinës, mbetet për t’u sqaruar nga hetimet në vazhdim. Por priten zbulime të reja të nxehta.