Doris Pack: Në Ditën e Evropës, 9 maj, Rama po i lan duart e tij në mënyrë të pafajshme…

Interview with MEP Doris PACK

Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack ka reaguar në Ditën e Europës ndaj vendimit të marrë nga qeveria për Teatrin Kombëtar.

Në një postim në Twitter, ajo shkruan se kreu i Bashkisë, Erion Veliaj do të shkatërrojë një ndërtesë të trashëgimisë kulturore me interes evropian.

NOA

“Një shaka? Jo! në Ditën e Evropës, 9 maj, #Rama duke mosrespketuar vlerat europiane, po i lan duart e tij në mënyrë të pafajshme duke transferuar Teatrin Kombëtar, tek shoku i tij i ngushtë Veliaj kryetari i bashkisë së Tiranës, i cili do të shkatërrojë një ndërtesë të trashëgimisë kulturore me interes evropian.“, shkruan Doris Pack.

Kujtojmë se ditën e djeshme qeveria Rama i dorëzoi pronësinë e Teatrit Bashkisë së Tiranës.