Dorian Teliti: Rama shpenzoi mbi 130 mln euro për luksin e zyrave

370
Sigal

Kryeministri Rama, sa mori detyrën, filloi rikonstruktimin e fasadës së godinës së kryeministrisë. Qeveria asokohe nuk publikoi asnjë tender, ndërsa kryeministri Rama deklaroi se një biznesmen, tregohet kaq babaxhan dhe shpirtmirë me qeverinë, sa do të bëjë falas, pa u paguar asnjë qindarkë punimet për rikonstruktimin e godinës së kryeministrisë. Mirëpo, kjo qe vetëm një gënjeshtër, pasi ende kryeministri nuk ka bërë transparente se cili biznsmen e bëri rikonstruktimin e godinës së kryeministrisë, dhe më kryesorja, shqiptarët nuk dinë, nëse ky biznesmen, që u tregua babaxhan, a u shpërblye më vonë me tendera nga kryeministri Rama? Eksperti i ekonomisë pranë PD-së Dorjan Teliti, shkruan se Edi Rama u shet shqiptarëve si arritje, shpenzimet e luksit për zyrat e tij. Teliti thekson se Rama ka shpenzuar para të pafunda me shpenzime luksi. Eksperti i ekonomisë pranë PD-së Dorjan Teliti: “Edi Rama u shet shqiptarëve si arritje shpenzimet e luksit për zyrat e tij! Në 7 vite, Edi Rama ka shpenzuar: 85,5 milionë euro për blerje/qira operacionale/servis makinash; 25 milion euro për mobilim zyrash; 109 milion euro për rikonstruksion zyrash dhe godinash qeveritare; 4.5 milion euro për godinën e OSHEE-së; 3.2 milionë euro vetëm për zyrat e Kryeministrisë; 1.25 milionë euro për rikonstruksionin e zyrave të “Albcontrol”-it. Asnjë përmirësim të shërbimit për qytetarët nuk kanë sjellë këto shpenzime marramendëse, ndërkohë që tarifat vetëm shtrenjtohen! Radhët përpara zyrave të shtetit vazhdojnë të zgjaten! Ryshfeti për të marrë shërbim vazhdon të shtrenjtohet! Rama dhe enturazhi i tij vazhdojnë të majmen dhe të kridhen në luks! Por, luksin dhe zdërhalljen e tyre me paratë e buxhetit, shqiptarët nuk e quajnë arritje! E quajnë thjesht vjedhje!”