Ish-deputeti i LSI-së Endrit Brahimllari me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se breshëri që ka rënë dy ditë më parë ka shkatërruar të mbjellat e fermerëve në Korçë.
Brahimllari shprehet se Ministria e Bujqësisë duhet të marrë masa urgjente për situatën, duke vlerësuar se duhet që të ngrihen grupe pune dhe të verifikohen dëmet në terren.
Postimi i Endrit Brahimllarit:
Ministria e Bujqësisë të marre masa urgjentisht!
Breshëri i rënë dy ditë më parë në fushën e Korçës ka sjellë dëme të konsiderueshme per fermerët të cilët sot po përballen jo vetëm me mungesën e politikave të kësaj qeverie por edhe me papërgjeshmërinë dhe arrogancën e saj.
Duhet urgjentisht të ngrihen grupe pune dhe të verifikojnë dëmet në terren.
Arroganca dhe papërgjegjshmëria e kësaj qeverie po shkatërron fermerët.