Do rishikojë qeveria koncesionet e kompanisë italiane “INSO”?

334

Kompania italiane “INSO” që ka fituar 2 koncesione në QSUT, për ndërtimin e spitalit të ri, të sëmundjeve të brendshme, është përgjegjësja kryesore e shembjes së urës në Genova. Ky projekt i financuar nga kredia e Banka e Këshillit të Evropës e përfituar nga qeveria shqiptare. Kontrata për ndërtimin e spitalit të ri nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Fabrizio Puccarelli, drejtor ekzekutiv i kompanisë INSO. Qeveria italiane ka propozuar që kësaj kompanie t’i hiqet licenca dhe të gjobitet deri në 150 milionë euro, kur, ndërkohë, pa zëra se kjo kompani ka bërë dokumentar për falimentim. Mirëpo në Shqipëri, në fillim majin e këtij viti, është nënshkruar një kontratë e kësaj kompanie “INSO” me ministren e Shëndetësisë, Manastirliu, për ndërtimin e një spitali të ri në QSUT.

Pyetjet që shtrohen janë:

  1. A do ta rishikojnë qeveria jonë këtë koncesion? Sepse kjo kompani në Itali de fakto figuron e falimentuar, ndërsa koncesionet në Shqipëri do t’ua japë për ndërtim nën/kontraktorëve, duke mbajtur për vete fitimin.
  2. Sa garanton siguri në ndërtimet e spitalit të ri në QSUT kjo firmë e falimentuar në Itali?
  3. Cila është garancia që do ketë këtej e tutje qeveria jonë, që kompania “INSO” do ta përfundojë kontratën, kur ndërkohë në Itali i hiqet licenca dhe do të gjobitet 150 milionë euro?
  4. Deri në çfarë shkalle janë punimet për ndërtimin e spitalit të ri nga kompania italiane “INSO”?
  5. Si e zbaton deri tani kontratën e koncesioneve?
  6. A janë takuar, pas shembjes së urës në Genova qeveria jonë me drejtuesit e kësaj kompanie, për të biseduar për koncesionet e dhëna?