Kryeministri i Britanisë së Madhe shtrohet në spital/ Presidenti Meta: I uroj shërim të shpejtë dhe të plotë

434
Sigal

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, i cili doli pozitiv në testin e tij për COVID-19, është shtruar në spital.

Pas këtij lajmi, ka reaguar Presidenti Ilir Meta, ku shpreh shqetësimin e tij lidhur me gjendjen shëndetësore të Boris Johnson.

Në një postim në rrjetet socaile, Meta shkruan: “Me shqetësim po ndjek gjendjen aktuale shëndetësore të z.Boris Johnson, Kryeministrit të Britanisë së Madhe, këtij vendi mik e partner shumë të rëndësishëm të Shqipërisë”.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Me shqetësim po ndjek gjendjen aktuale shëndetësore të z.Boris Johnson, Kryeministrit të Britanisë së Madhe, këtij vendi mik e partner shumë të rëndësishëm të Shqipërisë.
Duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë, i shpreh solidaritetin dhe mbështetjen time gjatë këtyre ditëve të vështira për të dhe familjen e Tij!
Shpresoj që Kryeministri Johnson të kthehet së shpejti me energji të reja në krye të angazhimeve të Tij tepër të rëndësishme, në dobi edhe të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve e popujve tanë!

With concern, I am following the current state of health of Mr. Boris Johnson, the Prime Minister of the United Kingdom, this friendly country and a very important partner of Albania.
Wishing him a quick and complete recovery, I express my solidarity and support during these difficult days for him and his family!
I hope that Prime Minister Johnson will soon return with new energies at the top of His most important commitments, for the benefit of further strengthening the relations between our two countries and peoples!