Ditën e sotme ka vijuar protesta për dorëheqjen e Lulzim Bashës. Mbështetësit e PD-së me në krye Ibsen Elezin kërkojnë që Basha të largohet nga kryesia duke bërë të ditur se do të mbledhin firma për ta larguar nga PD-ja.
Më tej, Ibsen Elezi shtoi se demokratët që kërkojnë shkarkimin e Lulzim Bashës do të mbledhin dhe firma në mënyrë demonstrative.
“Të gjithë rrethet do i bashkohen thirrjes time, nga Mirdita, nga Shkodra, por po e them është shumë e vështirë. Këtu në PD po mohohet demokracia nga Lulzim Basha. Nga 2013 e këtej po mohohet çdo rregull. Janë shtuar zërat që thotë të ikë zoti Basha. Unë jam kundër atyre që thonë të ikë, të largohet. Unë them të dorëhiqet dhe le të garojë. Të hapi garën. Unë as kam ik dhe as kanë në mend të ikë. Unë e kundërshtoj një figurë dhe i denigrojnë figurat. Marrin një foto timen, me Safet Gjicin dhe e bashkojnë sikur unë kam qenë dy ditë më parë”, tha Elezi ndër të tjera, para selisë së PD.
“Po humbi, se po të kishte fituar do i jepja dorën dhe do i thoja bravo, do mbyllja gojën”, shtoi kryetari i PD-së së Kukësit, ndërsa teksa ai fliste Lulzim Basha mbërriti me makinë në seli, duke “e shpërfillur” totalisht protestën që ndodhte në hyrje.
Ndërkohë, një grua që qëndron përherë në oborrin e selisë së PD, e cila edhe më herët është përplasur me Ibsen Elezin kur ai fliste për mediat, i ka shkuar përsëri dhe ka tentuar t’i prish deklaratën.
Demokratja: Do e bëjmë nëj dialog bashkë. Ne jemi blu në veri e jug. O Ibsen Kukësi ka fitu plot, ka fitu blu.
Ibsen Elezi: E shikoni ça bëjnë këta. Unë vij këtu, këta marrin dhe fusin atë. Do thoni ju vjen vet, jo mor jo e fusin këto.