Dita e tetë e protestës – Basha: Në shesh ushtria e Republikës së Re. S’është lojë por luftë që do e fitojmë

429
Në ditën e tetë të protestës kryetari i PD-së Lulzim Basha vijon në të njëjtën linjë të radikalizimit të protestës si ditën e djeshme.
Duke i quajtur protestuesit e vendosur në çadrën para kryeministrisë “ushtri e Republikës së Re” Basha tha se protesta e tyre nuk është lojë por është luftë nga e cila nuk ka kthim dhe do të kthehen vetëm me fitore.

Basha: ” Ushtria e Republikës së re është këtu non stop deri në fitore. Republika e vjetër po jep shpirt ditë për ditë. Konsensusi qytetar për të varrosur Republikën e vjetër e për të themeluar Republikën e re të qytetarëve rritet nga ora në orë. Ushtria e popullit të lirë që ka 8 ditë që nuk e liron sheshin e lirisë.

Misioni ynë nis me zgjedhje të lira e të ndershme. Por nuk përfundon aty nis kur të kemi varrosur Republikën e vjetër. Kurrë më nuk do të ketë kompromis me të drejtat e qytearëve. 

Durimi unë nuk duhet të merret për dobësi, provokimet nuk do i tolerojmë. Faqen tjetër nuk do i kthejmë. Na godisni me shuplakë do jua kthejmë me grusht. Mos u shtrini përtokë, mos i ktheni faqen tjetër bashkojuni e goditin me grusht”

Basha: S’ka pazare as zgjedhje me Ramën
Basha deklaroi prerazi se me këtë qeveri zgjedhje nuk do të ketë dhe pikë dhe hodhi poshtë mundësinë e asaj që e quajti pazare mes partish.

Basha: Nuk do të lejojmë pazaret e ndyra politike. Ju e dini se ka ndodhur shpesh. Partitë politike e kanë mbyllur me pazare të vogla por kjo nuk do të ndodhë më. Ne nuk tërhiqemi Rama largohu e hapi rrugë një qeverie për zgjedhje të lira e të ndershme. Ne nuk kthehemi në parlamentin e krimit ku janë ulur kriminelët. Aty e kanë vendin vetëm ata që e sollën aty, Këtu është parlamenti i vërtetë që do të lindë republika e re”

Nuk ka dhe nuk ka për të pasur zgjedhje fasad në këtë vend. PD dhe opozita është e vendosur ti shkojë deri në fund vendimit qytetar. Zgjedhje fasad me këtë kryeministër dhe me këtë qeveri nuk ka për të pasur pikë. Kush nuk e ka dëgjuar ta dëgjojë. Zgjedhje me këtë qeveri, me këtë kryeministër e me këtë qeveri të krimit nuk ka për të pasur kurrë më. Pikë!

Nuk është lojë por është luftë nga e cila do të kthehemi vetëm me fitore. Ju kam thënë se jam gati të luftoj deri në fund dhe ju kam thënë a jeni gati të luftojmë deri në fund së bashku. Eshtë luftë pa kthim.

Thirrjes së Bashës protestuesit iu përgjigjen me thirrjet “Rama ik” 
Presidenti Nishani ka caktuar datën 18 qershor si datën kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare. 
Sigal