Diplomati Agim Nesho: Politika e jashtme e Ramës, më e dështuara e viteve të tranzicionit

85

 

Diplomati  dhe ish- ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho,  tha mbrëmë në një intervistë televizive se politika e jashtme e Edi Ramës është më e dështuara e viteve të tranzicionit. Diplomati Agim Nesho: “ Kryeministri Rama mori doktrinën e politikës së jashtme turke dhe e implementoi duke thënë se do kemi ‘zero probleme me fqinjët’. Ky e pranoi pa bërë as retushime, ndërkohë që Shqipëria duhet të futet në BE. Rama u ul me Erdogan në Prizen kur ai tha se Kosova është Turqi. Ndërkohë gjithë bota po flet për doktrinën e neootomanizmit. Kjo vjen nga interesat personale të liderëve autokratikë të Ballkanit,”- tha Nesho, duke theksuar se qëllimi është fshehja e pasurive të padeklaruara. E pakonceptueshme që në forumin e “Economist”, Ramës t’i thuhet se je çerr i Erdoganit. Është një politikë e jashtme skandaloze, ndaj është detyra e qytetarëve shqiptare në këto zgjedhje të mendojnë për çështjen e sovranitetit dhe dinjitetit të shqiptarëve,” -tha Nesho.