Diplomacia shqiptare ka lënë peng në Athinë, gjyqin e Naum Dishos

424
Sigal

Ish-kryetari i OMONIA-s të Korçës, Naum Dishou pa pardje në ceremonitë e organizuara në varrezat e ushtarëve grekë në Boboshticë, në krah të deputetes të ND-së. Një ditë më parë, Gjykata e Lartë anuloi vendimin e Gjykatës së Apelit të Korçës, duke ia rikthyer sërish, kësaj gjykate, për ta rigjykuar, por me trupë tjetër gjyqësore. Pyetja që shtrohet, është: Thua, që të ishte rastësisht vendimi i Gjykatës së Lartë për anulimin e vendimit të gjyqit të Apelit ndaj Niko Dishos një ditë para 27 tetorit 2012? Kur, siç dihej, Niko Dishi është dënuar nga edhe Gjykata   e Apelit të Korçës me 1 vit burg dhe ai i është shmangur ekzekutimit të këtij vendimi ( deri më 27 tetor 2012) pasi kishte ikur në Greqi.  Qeveria greke- të mos harrojmë- ishte hakmarrë në mënyrë më flagrante,  ndaj gjyqtarëve të Apelit të Korçës, duke shkelur gjithë normat dhe ligjet ndërkombëtare dhe i shpalli gjyqtarët e Apelit të Korçës si persona që rrezikojnë e kërcënojnë integritetin e territorit të Greqisë dhe, njëkohësisht, u ndaloi hyrjen në Greqi. Qeveria jonë, përballë këtij akti barbar, diplomatik të qeverisë greke nuk bëri asgjë. Përkundrazi, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Panariti, gjatë vizitës së tij , këto kohë në Athinë, siç dëshmoi më datën 27 tetor ardhja e lirë e Dishës në Korçë, ka lënë peng të pazareve, presioneve diplomatike të grekëve edhe vendimin e Gjykatës së Apelit të Korçës, duke iu nënshtruar kërkesave të qeverisë greke, për ta pezulluar çështjen. Në rrjedhim të pengut diplomatik të Panaritit në Athinë, Gjykata e Lartë e  anulon vendimin e Gjykatës së Apelit dhe kërkon një rigjykim me gjyqtarë të tjerë. Me pak fjalë, Gjykata e Lartë, hapur, kërkon që gjyqtarë të tjerë, të mos e dënojnë fare Dishin, për të plotësuar kështu kërkesat e Athinës. Ministri i Jashtëm Panariti, në Athinë nuk la thjesht peng, një vendim gjyqësor, ndaj Niko Dishos, por la peng diçka më të madhe. Ministri i Jashtëm Panariti, la në Athinë peng edhe vetë çështjen, për të cilën akuzohet e është dënuar kryetari i OMONIA-s të Korçës, Naum Disho. Diplomacia shqiptare, e gjunjëzuar përballë kërcënimeve të Athinës, tërhiqet tërësisht nga akuza e përdhunimit të varreve të shqiptarëve në Boboshticë, dhe pranon -kësisoj- versionin e grekëve, që pagëzuan varret e shqiptarëve me eshtra të ushtarëve grekë.