‘Dimri i Fundit për Shqipërinë’/ Tedi Blushi bën paralajmërimin e fortë në Ditën e Çlirimit

70
Sigal

Sekretari i Pargjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka paralajmëruar se ky do të jetë ‘Dimri i Fundit’ për Shqipërinë.

Komentet Blushi i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqet bashkë me sekretarin Organizativ të PL-së.

Ky paralajmërim i Blushit vjen në një ditë të veçantë të njohur nga partitë e majta në Shqipëri, e cila është ‘Dita e Çlirimit’.

‘Një përshëndetje së bashku me sekretarin për Organizimin në PL. Ne po shkojmë drejt Kukësit për të takuar strukturat e PL-së atje, por edhe për të paralajmëruar Dimrin e Fundit për Shqipërinë. Mirë u takofshim në Kukës’, tha Blushi.

Kujtojmë se ditën e sotme, krerët më të lartë të shtetit shqiptar dhe përfaqësues të PL-së, zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet.