Dhurata Çupi kundër Alibeajt: Deklarata e nxituar dhe inatçore! Berisha të mos tërhiqet

221
Sigal

Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka dalë kundër deklaratës së Enkelejd Alibeajt i cili duke lexuar një fletë me disa pika tha do t’i kërkohet Komisionit të Rithemelimit që lideri historik Sali Berisha, të mos kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike.

Pika 2 e deklaratës së Alibeaj është kundërshtuar nga disa deputetë të pranishëm në mbledhje.

Ilda Dhori tha në Çim Peka Live se gara për kryetarin e PD duhet të jetë e hapur. Ajo deklaroi se ishte kundër deklaratës së Alibeajt.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe deputetja tjetër, Dhurata Çupi.

Çupi ka deklaruar në mbledhje se pika 2 në deklaratë është e nxituar dhe inatçore.

Qëndrimi i grupit parlamentar është diskutuar në parim, por nuk ka patur votim të saj me ngritje dore.

Vetëm disa deputetë janë shprehur ‘Pro’, ndërsa disa të tjerë nuk kane reaguar fare për këto pika.