DETAJE/ Basha mbledh grupin, zbardhen vendimet e rëndësishëm të demokratëve

453
Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ndërsa mësohen edhe porositë që Lulzim Basha ka dhënë për deputetët e tij.
Basha ka kërkuar që deputetët të mbajnë në përsëritje çështjen Tahiri, ndërsa ka thënë se sa kohë që kuksianët janë në burg dhe Tahiri i lirë, protestat nuk do të ndalen.

Të enjten gjatë seancës plenare urdhri i Bashës ka qenë që deputetët të qëndrojnë me kohë të plotë.
‘Çështja Tahiri të mbetet në artikulimin politik të opozitës.
Parlament me Saimir Tahirin të lirë dhe me kuksianët në burg nuk ka dhe nuk mund të ketë”, mësohet të jetë shprehur Lulzim Basha në mbledhje.
Mbledhja e Grupit të PD-së vjen një ditë pas Kuvendit Kombëtar të kësaj force politike, në të cilën u miratua statuti i ri.
As këtë herë nuk munguan debatet, teksa fjala e Eduard Selamit, u prit me fishkëllima në sallë.
Sigal