Dështuam me koncesionet, PS po ndërton një ekonomi oligarkësh

35
Sigal

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati/ Fitoret e PS në zgjedhje pa opozitë apo pa rivalë të vërtetë, kërkojnë përgjegjësi politike, administrative dhe ligjore. Roli i SPAK, hetimi i një pjese të fondeve të IPARD të BE-së, KLSH-ja dhe Inceneratorët. Po kultivojmë një shoqëri ultraliberale, ultrakapitaliste, e cila nuk vjen si pasojë e konkurencës por, në shumicën e rasteve,vjen si pasojë e parazitizmit që ushqen buxheti i shtetit ndaj 3,4 apo 5 individëve, qoftë përmes PPP-ves

Ndërkohë qëpikëpyetje e madhe është sesi i kthehet mbrapsht borxhi qytetarëve për abuzimin apo për shpërdorimin e detyrës.Këtu futemi tek qeverisja, tek ushtrimi ipërgjegjësive të qeverisjes. Më shqetëson fakti që ne po kultivojmë një shoqëri ultraliberale, ultrakapitaliste, e cila nuk vjen si pasojë e konkurencës por, në shumicën e rasteve,vjen si pasojë e parazitizmit që ushqen buxheti i shtetit ndaj 3,4 apo 5 individëve, qoftë përmes PPP-vesom

Që kur është larguar nga qeveria, Ditmir Bushati është rezervuar të komentojë mënyrën sesi po qeveris Partia Socialiste, por në intevistën me gazetaren Elona Meco ai ka folur dhe dukshëm ka qendrime kritike për cilësinë e qeverisjes. “Ka disa lloj përgjegjësish. Ka përgjegjësi politike, ka përgjegjësi administrative, përgjësi ligjore. Pra, nuk besoj se SPAK-u apo Altin Dumani, megjithë punën e mirë  që mund të bëjë,mund të zëvendësojë qeverisjen”.– u shpreh Ditmir Bushati në emisionit “Pa Censurë”. Ai mori si shembull rastin e incineratorëve për të ilustruar politikat  e gabuara të qeverisë Rama në raport me përgjegjësinë publike.

Ndërsa rastin e pezullimit të fondeve për bujqësinë nga BE e përdori për t’I treguar qeverisë standardin qëduhet të ndjekë, kur ka dyshime për korrupsion, pa qenë nevoja të presë se çfarë do të bëjë SPAK dhe ta mbyllë çështjen vetëm me përgjegjësinë ligjore tëindividëve. “KE ndërmori veprime  për të ndaluar gjakderdhjen financiare. Nuk është i rëndësishëm për Komisionin Europian parimi i prezumimit tëpafajësisë? Ne duhet të ndjekim këtë standard dhe tëmos presim vetëm nga SPAK-u”- u shpreh Ditmir Bushati. Zoti Bushati beson se vendit i duhet një opozitë e fortë dhe jo e akaparuar, siç thotë ai, për të ekuilibruar jetën politike në shërbim të interesit publik.Më poshtë, një pjesë nga intervista me ish Ministrin  e Jashtëm në emisionin Pa Censurë”

Elona Meço: Si i shikoni zhvillimet në PS, mënyrën sesi ajo po qeveris? Gjykoni se ka rrëshqitje demokratike, siç shpreheni diku?

Ditmir Bushati: Ka një fenomen, i cili më shqetëson. Sa më shumë fiton PS në zgjedhje pa opozitë apo nëzgjedhje pa rivalë të vërtetë, kjo nuk përkthehet në mëshumë ushtrim të përgjegjësive politike nga ana jonë.

Ka disa lloj përgjëgjësish. Ka përgjëgjësi politike, ka përgjegjësi administrative, përgjegjësi ligjore. Pra, nuk besoj se SPAK-u apo Altin Dumani, megjithë punën e mirë  që mund të bëjë, mund të zëvendësojë qeverisjen

Elona Meço: Çfarë do të thotë të ushtrojë përgjegjësitëpolitike? Të qeverisë më mirë, të ketë më pak korrupsion?

Ditmir Bushati: E para është besimi që njerëzit japin dhe duhet ta kthesh mbrapsht përmes mirëqeverisjes. Ka disa lloj përgjëgjësish. Ka përgjëgjësi politike, ka përgjegjësi administrative, përgjegjësi ligjore. Pra, nuk besoj se SPAK-u apo Altin Dumani, megjithë punën e mirë  që mund të bëjë, mund të zëvendësojë qeverisjen. SPAK-u jep vendime për përgjegjësinë individuale tëpersonave që mund të kenë shkelur ligjin, ndërkohë qëpikëpyetje e madhe është sesi i kthehet mbrapsht borxhi qytetarëve për abuzimin apo për shpërdorimin e detyrës.

Këtu futemi tek qeverisja, tek ushtrimi ipërgjegjësive të qeverisjes. Më shqetëson fakti që ne po kultivojmë një shoqëri ultraliberale, ultrakapitaliste, e cila nuk vjen si pasojë e konkurencës dhe e riskut qëmerr përsipër sipërmarrja, por, në shumicën e rasteve,vjen si pasojë e parazitizmit që ushqen buxheti i shtetit ndaj 3,4 apo 5 individëve, qoftë përmes PPP-ve, qoftëpërmes kontratave, që, siç po rezultojnë, nuk na qenkan dhe aq të suksesshme. Pra, nëse ju jeni një sipërmarrës, marr rastin e incineratorit, ju nuk keni vendosur asnjërisk në këtë biznes. Të gjitha paratë kanë ardhur automatikisht nga buxheti i shtetit, pavarësisht formës PPP apo shërbime. Pas disa vitesh, u desh që SPAK tësekuestrojë një vepër, që quhet incineratori i Tiranës dhe tani  të administrohet nga shteti. Përgjegjësia e politikës nuk është për t’u përfshirë në politikën inkuizicionale për të thënë se kush është fajtor, por për të marrë hapat dhe veprime në kohën e duhur.

Elona Meço: I ka marrë qevera ndërkohë, shikoni qët’i ketë marrë?

Ditmir Bushati: Nuk I ka marrë, se nëse do t’i kishte marrë nuk do ta kishim bërë këtë bisedë. Po marr njëshembull, nga i cili duhet të mësojmë. Çfarë ndodhi me fondet IPARD të BE-së? Kishte sinjalizim për shpërdorim të një pjese të fondeve. OLAF, një njësi e specializuar e Komisionit Europian për hetimin, sinjalizoi  qeverinë shqptare dhe Komisionin Europian. KE ndërpreu fondet deri në momentin që hetimet duhet të mbylleshin. Tani,  më thoni ju, nuk është irëndësishëm për Komisionin Europian parimi i prezumimit të pafajësisë?  Qeveritë , administrata, KE në rastin në fjalë, ndërmarrin veprime  për të ndaluar gjakderdhjen financiare.

Elona Meço: Çfarë duhet të kishte bërë qeveria? Zoti Rama e mori vendimin e vet  dhe e ndryshoi ministren.

Ditmir Bushati: Mora rastin e IPARD-it për të treguarstandardin, të cilin në duhet ta ndjekim për këto çështje.

Elona Meço: Pra, nuk duhet të presim SPAK-un, duhet që qeveria të marrë vetë nismat?

Ditmir Bushati: Absolutisht. Ne kemi, KLSH, zyra auditi, zyra të monitorimit të projekteve, pra gjithë këtamekanizma duhet të funksionojnë, prandaj thashë sesi ne duhet ta kthejmë borxhin mbrapsht tek publiku. Kjo do të thotë se cilat janë mësimet që nxjerrim. Pra para se të bëjë lumin e padive në SPAK dhe të bërtasim kush e ka fajin, qeverisja duhet të ecë me një paketë masash që, në thelb, përmirësojnë qeverisjen, reformojnë administratën publike. Nëse ne jemi njëforcë e majtë, nuk them të qendrojmë e të jemi dogmatikë, porn e duhet të jemi në gjendje të themi pse një shërbim ekskluzivisht publik ne e japim tek njëprivat dhe çfarë marrin në këmbim? Marrim njëshërbim më të mirë? Këto janë debatet që duhet të nashqetësojnë, edhe kur flasim për 2030-ën, 2040-ën, 2050-ën.

Elona Meço: Dhe një pyetje të fundit. Keni njëpërlufizim për opozitën sesi paraqitet sot?

Ditmir Bushati: E vështirë të jap një përkufizim për opozitën, pasi gjendja aktuale nuk është domosdshmërisht vetëm për fajin e opozitës. Janë disa faktorë që jemi në këtë situatë. Nuk jam i lumtur për këtë. Është si puna e biçikletës që ka 2 rrota. Me 1 rrotë nuk pedalon dot, duhen të dyja rrotat dhe, nëse nuk ka balancim dhe kundërbalancim politik, nuk është mirë për shëndetin e jetës politike në vend. Aq më tepër ne nuk vijmë nga një traditë e ndritur. Po ta shohësh zhvillimin e Shqipërisë në këto 3 dekada e pak, në momentet që ka patur më shumë mirëkuptim politik, më shumë respekt për liritë dhe të drejtat e njeriut, respekt për kundërshtarin, jo akaparim të kundërshtarit, Shqipëria dhe shqiptarët kanë bërë progresin më tëmadh. Kujtojmë 2008-ën me NATO-n, psh.