Dështimi në shëndetësi, kryeministri Rama u përvishet drejtorëve të spitaleve

567
Shpërthen kryeministri Rama. Pas dështimit me shëndetësinë falas kërkon dorëheqjen e menjëhershme të drejtorëve të spitaleve
Kryeministri Edi Rama pas katër vitesh në qeverisje dhe ku nga të gjith arasportet del se ka dështuar me strategjinë e tij për shëndetësi falas, gjen fajtorin. Ditën e djeshme ai ka mbledhur të gjithë drejtorët e spitaleve dhe u ka dhënë ultimatum, të largohen menjëherë brenda 24 orëve, pasi sipas tij kanë qenë e keqja e këtij sektori. Rama është shprehur se ata nuk kanë ditur të menaxhojnë dhe të vënë në zbatim idetë e tij dhe të ish-ministrit Ilir Beqja, i cili u largua pas shumë akuzave për dhënien e koncesioneve në shëndetësi. “Të gjithë drejtorët e spitaleve duhet të largohen. Ata janë përgjegjës për situatën ku ka degraduar mjekësia në vend”. Kjo valë e shkarkimeve të kërkuara prej tij nga të gjithë drejtorët e spitaleve, vjen menjëherë pas largimit të drejtuesve të hipotekave. Në listën e atyre që duhet të largohen janë edhe drejtuesit e institucioneve të shëndetit publik . Ai është shprehur se e bënë këtë me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor. “Largimi i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë. Asgjë nuk e justifikon dhe asgjë nuk e kapërcen dot ndjenjën e turpit për shtetin që spitalet të mos jenë shembuj pastërtie dhe higjiene. Kjo është A-ja për çdo mjedis të shërbimit publik. Dhe për spitale kjo është A-ja me e madhe. Përgjegjësinë për këtë e kanë drejtorët e spitaleve. Drejtorët e spitaleve pis dhe mjediset e spitaleve pis”, tha Rama. Më tej Rama shtoi se: “Niveli i menaxhimit i spitaleve tona është i papranueshëm. Mjekët kanë përgjegjësinë e tyre por është detyra e menaxhimit t’i motivojë dhe të bëjë që ata të gjenden në kohën e duhur dhe të mos dalin me deklarata shtypi keqardhjeje kur sulmohet një mjek që është një fenomen barbarie, por që ne do ta shohim si shprehje e një energjie negative që akumulohet për shkak të keq menagjimit”.
Ja kush janë drejtorët që do largohen
Drejtor spitali në Lezhë Pashko Smaçi
Drejtor spitali në Gjirokastër Përparim Muço
Drejtor spitali në Vlorë Bruna Mersini
Drejtor spitali në Kukës Hasije Zeneli
Drejtor spitali në Mirditë Lek Reçi
Drejtor spitali në Kukës Hasije Zeneli
Drejtor spitali në Elbasan Desantila Tahiraj
Drejtor spitali në Përmet Elda Cullufe
Drejtor spitali në Sarandë Arjan Kalcuni
Drejtor spitali në Gramsh Qemal Zani
Drejtor spitali në Durres Viola Cikalleshi

Nga kjo listë Rama ka shpëtuar disa prej drejtorëve të spitaleve të Tiranës.

Nuk ikin nga detyra
1. Drejtori i Spitalit të Traumës – Gjovalin Bushi
2. Drejtor i Spitalit “Shefqet Ndroqi” – Perlat Kapisyzi
3. Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare (QSUT) – Enkelejdi Joti
Sigal