Dështimi i raundit të parë për Presidentin, Meta: I kemi numrat por ja çfarë po kërkojmë

400
Pas dështimit të raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit, kreu i Kuvendit, Ilir Meta tha se kjo ishte tregues i durimit nga ana e mazhorancës për të biseduar me opozitën.
Kryetari i LSI-së u shpreh se edhe pse nuk mungojnë numrat për të bërë një zgjedhje të plotë të Presidentit, dëshirohet që një figurë e tillë të zgjidhet me konsensus nga palët politike.
“Ezaurimi i raundit pa kandidat ishte tregues i durimit dhe vullnetit për të patur mundësinë edhe për të biseduar me opozitën, për një proces bashkëpunues dhe konsensual. Dihet që mazhoranca i ka numrat për të bërë një zgjedhje të plotë të Presidentit, por besojmë që ky është një proces shumë i rëndësishëm që kërkon bashkëpunimin e radhës.
Konferenca vendosi që raundi tjetër të jetë nesër, por kemi kohën e duhur për të diskutuar këtë çështje në tryezë,” tha Meta.
VIJON..
Sigal