Dështim për ruajtjen e kufijve/ FRONTEX: Janë dyfishuar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes vendit tonë në 2019 drejt BE

374
Sigal

Frontex: Dyfishim të kalimeve të paligjshme përmes Shqipërisë në 7-mujor

Shqipëria ka dështuar edhe në monitorimin e kufijve të saj me Bashkimin Evropian, që kufizohet me Greqinë. Thuajse përditë, në të dy anët e kufirit, kapen sasi të konsiderueshme hashash, e cila vjen nga Shqipëria drejt Greqisë.

Shqipëria, udha e emigrantëve drejt Evropës

Edhe pse në kufirin e Shqipërisë me Greqinë është vendosur FRONTEX, në fakt tonelatat e hashashit dhe emigrantët e ardhur nga Azia dhe Afrika, vazhdojnë të vërshojnë në kufi, sa edhe FRONTEX, e pranon zyrtarisht, që numri i emigrantëve, që kalojnë kufirin e Shqipërisë është dyfishuar. Ky tregues është dështim i Shqipërisë për të monitoruar kufirin që e bashkon me BE-në. Ballkani Perëndimor vijon të jetë rrugë e ‘preferuar’ për emigrantët, kryesisht lindore. Sipas shifrave të fundit të Frontex, përmes Shqipërisë hyn 460 emigrantë të paligjshëm vetëm në korrik. Në korrik, numri i zbulimeve të vendkalimeve ilegale të kufijve në rrugët kryesore migruese të Evropës u rrit 4% nga muaji i kaluar në rreth 10 500. Kjo shifër e bërë publike në raportimin më të fundit të Frontex, agjencisë Evropiane për Kufijtë tokësore dhe bregdetarë, tregon se, totali për shtatë muajt e parë të 2019 ishte 30% më i ulët se një vit më parë në rreth 54 300. Sa i përket Shqipërisë, vijon të jetë udhë kryesore kalimi emigrantësh, madje, sipas Frontex, ka pasur rritje fluksi në muajin qershor. Rruga paralele nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës dhe Hercegovinës ka parë rritje të presionit migrator, të dyfishuar krahasuar me një vit më parë.

Ballkani Perëndimor

Janë 460 zbulime të vendkalimeve të paligjshme kufitare të regjistruara në këtë rrugë në korrik. Gjithsej për shtatë muajt e parë arriti afro 5 800, dyfishi i shifrës nga një vit më parë. Shtetasit e Afganistanit dhe Iranit përbënin pjesën më të madhe të migrantëve të zbuluar në këtë rrugë.

Mesdheu Lindor

Mesdheu Lindor mbeti rruga më e ngarkuar migratore në Evropë me afro 5 800 detektime në korrik 2019. Në shtatë muajt e parë të këtij viti, numri i përgjithshëm i zbulimeve në këtë rajon ishte në rënie prej 6% nga një vit më parë në gati 28 200. Me gjithë rënien e përgjithshme, numri i mbërritjeve në ishujt Grekë në Egje u rrit me një 25% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shumica e migrantëve të zbuluar në këtë rrugë ishin shtetas të Afganistanit.

Mesdheu Perëndimor

Numri i migrantëve të parregullt që morën rrugën e Detit Mesdhe Perëndimor në korrik u rrit me 22% nga muaji i kaluar në gati 2 900. Totali për periudhën janar-korrik ishte rreth 13 000, 41% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Mërgimtarët nga Afrika nën-Sahariane llogaritën numrin më të madh të migrantëve të zbuluar në këtë rrugë në shtatë muajt e parë të 2019.

Mesdheu Qendror

Numri i migrantëve që kalonin nëpër Mesdheun Qendror në Korrik ishte rreth 1 100. Gjithsej për shtatë muajt e parë të vitit arritën afro 4 900, pak më shumë se një e katërta e totalit nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Shtetasit e Tunizisë, Sudanit dhe Pakistanit ishin kombësitë më të përfaqësuara në këtë rrugë në periudhën janar-korrik.