Dëshmia e bodigardit, në letra administrator i DIA-CEZ, para gjykatës thotë s’di gjë.Duma: Berisha & Rama palë për zgjedhoren

‘DIA-CEZ’/ Blushi nxjerr dëshminë e bodigardit të Peleshit: E emëruan administrator, para gjykatës thotë se nuk di asgjë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi se marrëdhënia mes DIA dhe CEZ përbën një “aferë mafioze”, duke publikuar dëshminë e Ali Cena.Sipas tij, Cena është përdorur si administrator fiktiv, pasi ka pohuar në gjykatë se nuk ka pasur dijeni për kompaninë dhe nuk ka firmosur dokumente.Blushi akuzon për përfshirje Kryeministrin Edi Rama dhe hedh poshtë çdo lidhje të Ilir Meta me çështjen, ndërsa kritikon SPAK për moshetim të plotë të aferës së pretenduar prej 479 milionë eurosh.Faktet ligjore, që do të publikojmë sot janë shumë interesante, ato provojnë se badigardi i Niko Peleshit, Z. Ali Cena është përdorur si bedel, jo vetëm për të hequr Z. KastriotIsmailaj si administrator të DIA-s, por edhe si mashë për të arritur marrëveshjen e madhe mes Kryeministrit Edi Rama, pronares së DIA-s, Rebecca Gaskin dhe CEZ, për ndarjen e 479 milion eurove të taksapaguesve shqiptarë.Pse themi DIA-histori mafioze dhe pse e cilësojmë përdorimin e badigardit të Niko Peleshit si bedel?Sepse Z. Ali Cena, në deklarimet e tij të dhëna para gjykatës pohon se:Nuk e ka parë kurrë vulën e DIA-s.Nuk i ka parë kurrë dokumentat e DIA-s.Nuk ka qenë kurrë te adresa e DIA-s.Nuk ka nënshkruar kurrë si përkthyes i gjuhës angleze pranë QKR, pasi nuk dinte anglisht. Madje, ka pohuar se shkrimi në anglisht nuk është shkrimi i tij.Vetëm kur ka dëgjuar në televizion më vonë ka kuptuar se çfarë ishte DIA thotë “administrator” i emëruar nga pronarja e DIA-s, Rebecca Gaskin, Kryeministri Edi Rama dhe QKR.

Sigal

Duma: Rama dhe Berisha janë në të njëjtën trajektore, po bëjnë bashkë reformën zgjedhore

Ish-deputetja dhe gazetarja Grida Duma, në një intervistë për media, ka ofruar një analizë të thelluar mbi zhvillimet politike në vend, duke u ndalur veçanërisht te reforma zgjedhore.

Duke komentuar këtë çështje, ajo vëren një përputhje të qartë mes qëndrimeve të palëve kryesore politike, duke sugjeruar se ato po lëvizin drejt të njëjtit rezultat.“Ne duhet të kuptojmë çfarë prodhon qasja e pozitës dhe opozitës. Ne duhet të kuptojmë çfarë bëjnë për shqiptarët. Ajo që ne duhet të ndjekim ne. Para zgjedhjeve, Berisha ka propozuar 100 deputetë, pas zgjedhjeve, Rama thotë të shkojmë në 101. Teoria e lojës për të shkuar me shumë mënyra në një rezultat të njëjtë. Ndryshojnë variablin dhe thënë këtë ajo që na habit në këto momente është që të dyja palët duan njëjtën gjë uljen e numrit të deputetëve. Shqetësimi i Ramës në mandatin e katërt nuk duhet të jetë tjetër, por të ketë lidhje me realitetin, jo ulja e numrit të deputetëve, që të shtojë drejtorët. Shqetësimi i Berishës nuk duhet të ishin numrat, por mënyra se si zgjidhen këto deputetë. “Ajo që parashikoj unë është se me këtë mpirje që i ka bërë Rama dhe Berisha vendit është se shumica ka tendencën të shkojnë te partitë e PS dhe vetë Rama thonë se ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka. Ndërkohë, PD thotë se ne nuk fitojmë se nuk ka zgjedhje me Ramën. Aksioma e tyre është se ne futemi në zgjedhje, por zgjedhje nuk ka.