Lulzim Basha në Berlin: CDU-KAS, mbështetje për zgjedhjet e lira në Shqipëri, PD i nuk pengon

510
PD garanton: Kandidatët për deputetë, do kalojnë në filtrin e pastërtisë së figurës dhe përmes një procesi transparent 
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është në Berlin për një vizitë pune ku do të takohet me zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të politikës dhe institucioneve gjermane, të Fondacionit Konrad Adenauer dhe të partisë Kristian-Demokrate të kancelares Merkel, CDU. Dje, kryetari i PD-së dhe deputetët që e shoqërojnë në Berlin zhvilluan një takim me ish Presidentin e Parlamentit Europian Hans-Gert Pöttering, aktualisht president i Fondacionit Konrad Adenauer (KAS) të CDU-së të Kancelares Merkel. Zoti Basha i shprehu Dr. Poteringut mirënjohjen e sinqertë për mbështetjen e jashtëzakonshme të Fondacionit KAS për Partinë Demokratike, veçanërisht në mundësimin e ekspertizës gjermane për hartimin e politikave publike të qeverisjes sonë të ardhshme dhe përgatitjen e politikanëve të rinj të PD-së. Doktor Pottering siguroi për vazhdimin e mbështetjes si pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit të ngushtë midis PD-së dhe CDU-së. Zoti Basha dhe Dr. Pottering diskutuan për çështjet kryesore politike që po kalon vendi. Me përvojën e gjatë politike dhe me njohuritë e jashtëzakonshme të politikës gjermanë dhe evropiane, Dr.Pottering këshilloi për rreziqet që e presin Shqipërinë nëse nuk mban dot zgjedhje të lira dhe nuk pastron politikën nga kapja prej krimit dhe interesave korruptive. Ai u shpreh se thelbi i demokracisë evropiane janë zgjedhjet e lira, llogaridhënia e politikës, dhe politika e lidhur me krimin dhe e zhytur në korrupsion janë të papajtueshme me vlerat evropiane. Delegacioni i PD-së zhvilloi disa takime pune në Fondacionin Konrad Adenauer dhe në selinë e CDU, ku u diskutua gjerësisht për politikat publike dhe reformat që përgatitet të marrë qeveria e PD-së. PD së bashku me ekspertët e KAS dhe CDU është në fazën përfundimtare të detajimit të programit qeverisës i cili, siç thekson një ndër hartuesit e politikave ekonomike të Gjermanisë, Mathias SCHAFER, do të rikthejë besimin, dhe do t’i japë shtysë zhvillimit ekonomik duke u mbështetur në zgjidhje realiste dhe jo premtime boshe. Duke paraqitur pikat kryesore, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se programi qeverisës parashikon taksa të ulëta, investime që sjellin zhvillim dhe hapin vende pune dhe kujdes social. Keqqeverisja dhe kriza ekonomike, tha Basha, kanë shkaktuar drama të mëdha njerëzore dhe sociale. Kryetari Basha theksoi se Partia Demokratike është e vendosur të sjellë standardet më të larta demokratike që nga përzgjedhja e kandidateve, ku në një proces të hapur po merren propozime jo vetëm nga anëtarësia e PD, por edhe nga qytetaret. Kandidatët, shtoi Basha, do t’i nënshtrohen një kontrolli të pastërtisë së figurës dhe përmes një procesi transparent, do të përzgjidhen më të mirët, më të kualifikuarit dhe njerëzit që gëzojnë integritetin më të lartë në zonat ku do të kandidojnë.
Në kuadër të bashkëpunimit me Fondacionin Konrad Adenauer dhe CDU një ekip ekspertësh do të mbërrijë në Tiranë në mes të shkurtit për një sërë seancash pune me përfaqësuesit dhe ekspertët e PD. 
Sigal