Deputeti Lefter Maliqi: Nisma për shkarkimin e Metës, një diversion politik për të shmangur vëmendjen nga vjedhja e votave

226
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi u shpreh se nisma për shkarkimin e Metës, është një diversion politik për të shmangur vëmendjen nga vjedhja e votave me patronazhistë. Ai tha se dora kriminale bëri batërdi në zgjedhje nën thundrën e policisë dhe prokurorisë që i kanë dhënë krah krimit për të kërcënuar dhe për të ndarë para mes tyre. Maliqi: “Nisma për shkarkimin e Metës, është një diversion politik, për të shmangur vëmendjen nga vjedhja e votave me patronazhistë.

Kjo është një shashkë e radhës, sepse nuk ka një shkelje sepse presidenti largohet vetëm kur bën ndonjë krim të madh kriminal. Dora kriminale bëri batërdi në zgjedhje, nën thundrën e policisë dhe prokurorisë që i kanë dhënë krah krimit, për të kërcënuar dhe për të ndarë para mes tyre. SPAK-u dhe prokuroritë nuk kanë vepruar aspak lidhur me krimin elektoral. Vepra e blerja e votes, ka ndodhur para votimeve.”