Deputeti i PD: Dokumentet e Bashkisë thahen në tel pas përmbytjes në Tiranë

656
Sigal

Nënkryetari dhe deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas ceremonisë që u zhvillua në Tiranë për çmimin e fituar për sheshin “Skënderbej” në Barcelonë. Paloka thotë: I vetmi çmim që mund të marrin dhe ta meritojnë plotësisht Rama dhe Veliaj, është ai i pafytyrësisë dhe hajdutërisë bashkë. Vetëm dy ditë, pasi Tirana u përmbyt, kur dhe “saçi” (që këta e quajnë shesh) u kthye në kënetë llumi, kur dhe vetë ambientet e bashkisë u përmbytën, pikërisht për shkak të “saçit”-“shesh”, kanë guximin të dalin e të mburren. 5 milionë euro e paraqiten projektin e parë të “saçit” dhe megjithëse dhe aty kishin llogaritur të vidhnin më shumë se gjysmën e parave, si gjithnjë nuk u ngopën dhe nga 5 e çuan në 25 milionë euro vjedhjen. Pastaj nga paratë e vjedhura, paguajnë për të marrë dhe çmime. Siç paguan me paratë e kanabisit ata që deklaronin se nuk ka kanabis në Shqipëri. Vjedhin 25 milionë dhe thonë nuk kemi para për teatrin.