Deputeti Fan Noli dhe deputeti Ylli Ziçishti, punëtori dhe dembeli

1968
Më 27 dhjetor 1923 Fan Noli zgjidhet deputet i Korçës dhe ngarkohet për të përfaqësuar Devollin, ndërsa më 23 Qersor 2013 Ylli Ziçishti zgjidhet deputet i qarkut të Korttës, për të përfaqësuar edhe ky Devollin. Vetëm kjo mund të jetë e përbashkëta midis tyre, sepse, siç do ta shohim më poshtë, gjithçka tjetër është shumë ndryshe. 90 vjet para se Ylli Ziçishti të zgjidhet deputet, Fan Noli, në moshën 41 vjeçare, la Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe aty sapo i kishte mbaruar mandati i deputetit, ( me zgjedhjet e mbajtura më 5 prill 1921 zgjidhet deputet i Kolonisë së Amerikës në legjislaturën e dytë nga 21 prill 1921 – 30 shtator 1923 ) dhe kthehet në Shqipëri, ndërsa Ylli Ziçishti, teksa i ishte mërzitur profesioni i nderuar i mjekut, në moshën 61 vjeçare, i kthehet politikës. Kur e pyetën Nolin, se ku ndryshon politikani nga shkencëtari, ai u përgjigj se është njësoj nga dallimi, që i bëjmë një puntori nga dembeli. Në këtë rast, lexuesit le ta vlerësojnë dallimin ,se nga këta dy deputetë të Devollit, cili është punëtori dhe cili dembeli. Në vitin 1923, Noli aspironte për pavarësi (njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Shqipërisë) dhe nuk kishte shtëpi në Devoll, në vitin 2013 Ylli aspiron për pasuri, (nuk jam i sigurt për cilën pasuri, atë personale, apo të zonës së Devollit ) dhe mund të ketë edhe shtëpi në Devoll.
Në vitin 1923 Noli, nëpërmjet Partisë Popullore, nuk emëronte drejtorë ( me, ose pa shpërblim), ndërsa në vitin 2013 Ylli, si kryetar i partisë në Devoll, emëron drejtorë ( me, apo pa shpërblim). Në vitin 1923 Noli ishte prift, bile kishte edhe mjekër, në vitin 2013 Ylli nuk mund të bëhet dot prift, sepse nuk lë dot mjekër. Në vitin 1923, Noli nuk takonte dot Hodon, Benin, Çimin, Luftëtarin, Valin, Tanin etj, ndërsa Ylli në vitin 2013 është komod, sepse çdo javë mund të hajë dhe pijë me ta. Në vitin 1923 Noli nuk mund të gënjente, në vitin 2013 Ylli mund të gënjejë sa të dojë, sepse nuk e kap Ligji. Mund të theksojmë të tilla sa të duash, por a mund të gjendet një njeri, që të të ruajë mjekra?
Sigal